Tragjedi në një familje shqiptare në Kosovë, nënë e bir humbasin jetën nga COVID

Situata e Covid në Kosovë ka dalë jashtë kontrollit, aq sa pandemia po merr jetë me shpejtësi edhe brenda së njëjtës familje.

I tillë është rasti i familjes Ahmeti nga Rahoveci, ku nënë e bir kanë ndërruar jetë njëri pas tjetrit. Lajmin e ka dhënë kreu i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes rrjeteve sociale, ku shpreh ngushëllimet për të afërmit e viktimave.

Postimi i Smajl Ahmetit

“E nderuara familje Ahmeti, Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra.

Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju! Ngushëllime”, shkruan Latifi.

Kosova ka shënuar rritje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave të shkaktuara si pasojë e COVID gjatë ditëve të fundit.