Brazili pezullon përdorimin e 12 milionë dozave të vaksinës Sinovac kundër Covid

Rregullatori federal i shëndetësisë në Brazil Anvisa ka pezulluar përdorimin e mbi 12 milionë doza vaksinash Sinovac kundër Covid të prodhuara në një fabrikë të paautorizuar.

Në njoftim thuhej se masa e pezullimit ishte paralajmëruar të premten pas një kontrolli në qendrën biomjekësore.

“Ndalimi është një masë paraprake për të shmangur ekspozimin e popullsisë ndaj rrezikut të mundshëm”.

Masa e pezullimit do të jetë në fuqi për një periudhë kohore prej 90 ditësh. Gjatë kësaj kohe agjencitë e autorizuara do të mësojnë më shumë për sigurinë e vaksinave.