Holanda i dhuron dy zjarrfikëse të reja Tiranës, Veliaj: Piromanët po marrin përgjigjen e merituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë i janë shtuar edhe dy mjete të reja zjarrfikëse, dhuratë nga shteti i Hollandës, automjete të cilat do shërbejnë në zonat urbane të qytetit të Tiranës, në Kinostudio dhe në Kombinat. Gjatë ceremonisë së dhurimit të dy mjeteve të reja, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi miqtë që iu gjendën pranë vendit tonë pas tërmetit tragjik të Nëntorit 2019, dhe u shpreh se shërbimi zjarrfikës në kryeqytet këtë verë ka qenë një histori suksesi falë, edhe rrjetit të vullnetarëve të cilët kanë sinjalizuar në kohë kudo ku ka pasur vatra zjarri.

“Jam krenar sesi kemi arritur që Tirana, me një performancë sfiduese në vitin 2015 me zjarret e shumta dhe dëmin më të madh, është sot më e shpejtë në dhënien e shërbimit dhe më e përgatitur. Këtë verë kemi pasur rreth 180 zjarre në Tiranë, sigurisht më pak seç kishim përpara vitit 2015, por fokusi ka qenë tek parandalimi I tyre. Më vjen mirë që sot kemi një rrjet të madh vullnetarësh, që na lajmërojnë kur diçka ndodh në Petrelë, në Pezë, Zall-Herr, Zall-Bastar, apo Kashar. Është një punë e jashtëzakonshme,” u shpreh Veliaj.

Ai e vuri theksin te piromanët, të cilët, siç u shpreh Veliaj, prej 6 vitesh dështojnë me qëllimet e tyre të tjetërsimit të truallit dhe të pronave publike në Tiranë.

“Në këto 6 vite ka pasur mjaftueshëm prova se plani urban i Tiranës nuk ndryshon nga pasioni piroman që ka dikush për t’i vënë zjarrin fshatit. Kjo vlen si për shkollën “Kosova”, kur vënia e zjarrit për ta kthyer në pallat dhe tolerimi nga ish-administrata u përball me përgjigjen tonë të shpronësimit dhe shkolla sot është 3 herë më e madhe, më e fortë dhe më e bukur, ashtu edhe për “Sarajet”, ku tentativa për zjarr nga keqbërësit, i lidhur apo jo me pronarët, jo vetëm që dështoi, por përkundrazi, u kthye në një lloj inkurajimi për ne që të shpejtonim me procedurën e shpronësimit dhe në mbledhjen e parë të qeverisë do të kalojë VKM-ja për shpronësimin e dy shtëpive muze në Tiranë, “Sarajet” dhe “Libohovitët”,” tha kryebashkiaku.

Lexo edhe :  Rama: Ç'faj kemi ne që PD i mungojnë 200 mijë vota?! Ofruan një kufomë me kapelën e Trump

Vitin e kaluar shërbimit zjarrfikës iu shtuan 50 punonjës të rinj, ndërsa për herë të parë këtë vit është bërë i mundur dhe sigurimi i jetës së punonjësit të shërbimit zjarrfikës. Megjithatë, Veliaj tha se borxhi që qyteti ka ndaj njerëzve që përballen çdo ditë me rrezikun për vetë jetën është më i madh.

“Çdo zjarrfikës, sa herë del nga shtëpia në mëngjes është shumë i ndërgjegjshëm që mund të jetë edhe hera e fundit. Por më vjen mirë dhe është shumë e rëndësishme ajo që bëmë për sigurimin e jetës së zjarrfikësve, e cila është vetëm fillimi i një pakete të trajtimit”, tha Veliaj, teksa shtoi se për herë të parë në Tiranë, pas 40 vjetësh, është duke përfunduar edhe ndërtimi i stacionit të ri në zonën e Kinostudios me parametra dhe kushte bashkëkohore.

“Dua të vazhdojmë me një stacion të ri zjarrfikës në Lundër sepse është zona që mbulon pjesën rurale, e cila preket më së shumti nga zjarret dhe pastaj edhe me një stacion të ri në Qytetin Studenti, duke qenë se aty është një fuzion i madh midis pjesës periferike dhe pjesës suburban. Në qoftë se ne – siç po bëjmë me mjetet, me shtimin e stafit, me siguracionet, me rrogat, por edhe stacionet e reja, – arrijmë të kryejmë këtë mozaik, që është shërbimi zjarrfikës, arrijmë t’i japim këtij qyteti me punë atë që na ka dhënë me besim nëpërmjet votës,” deklaroi kreu i Bashkisë.

Të fundit

Haribo tërheq ëmbëlsirat nga tregu pas gjurmëve të kanabisit

Disa persona në Holandë raportuan se ndiheshin të marramendur dhe të sëmurë pasi hëngrën nga një pako Haribo Happy Cola F!ZZ....

Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito vendos të flasë, zbulon të vërtetën

Moderatorja e njohur Kiara Tito në një intervistë të bërë së fundmi ka zbuluar më shumë nga jetë e saj personale si dhe marrëdhënia...

Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në qarkun e Vlorës, KAS vendos hapjen e një kutie

Pas denoncimit të kryetarit të partisë Shqipëria Bëhet në qarkun Vlorë e Fier për rinumërimin e votave, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve kanë vendosur...

Pas rezultatit dërrmues të 11 majit, PD në gjendje të mjerueshme

Partia Demokratike e Shqipërisë, e udhëhequr nga Sali Berisha, humbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në këto zgjedhje, PS fitoi 53.3% të votave...

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Qeveria franceze ka njoftuar ndalimin e pirjes së duhanit duke filluar nga 1 korriku në vendet publike të hapura ku mund të jenë të...

Lajme të tjera

Web TV