Para sfidës me San Marinon, Hysaj si kapiten: Jemi përforcuar me lojtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të ndeshjes ndaj San Marinos, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:45, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, në konferencën e zakonshme përpara sfidës është shfaqur Elseid Hysaj i cili analizon këtë takim:

Fitorja – U dëshironte kjo fitore sepse të karikon shumë për të ecur përpara. Kemi mundësi të shkojmë në Katar dhe jemi të motivuar për ndeshjen e radhës.

Besimi – Kemi besim dhe jemi përforcuar, Shqipëria nuk ka qenë kaq e përforcuar me lojtarë që luajnë me ekipet e mira europiane. Duhet të kemi besim, duhet të luajmë shumë mirë sepse edhe me Hungarinë kemi luajtëm shumë mirë.

Polonia dhe Hungaria – Të dyja këto skuadra janë në nivele të mira, Polonia ka niveli me Levandovski që luan te më të mirët ndërsa Hunagria është si puna jonë kanë grupin punojnë bashkë për të bërë mirë kështu që të dyja i kemi rivalë deri në fund.Harmonia në grup – Kemi dhe në mesfushë dhe në sulm, siç e pamë dhe me Hungarinë mesfusha dha maksimumin dhe bëri lëvizje shumë të mira që duheshin bërë, e rëndësishme është të kesh sulmues që shënojnë dhe këtë e kemi bërë, e bëri Cikalleshi me Poloninë, Broja me Hunagrinë por me kohën do të kemi më shumë vlera në fushë në të gjitha repartet.

Ndeshjet e kthimit me Hungarinë dhe Poloninë- Unë besoj që kemi mundësi, kemi shumë mundësi të marrim përsëri pikë ndaj të dyjave, San Marino është ekip me vërtet që jemi të favorizuar dhe 3 pikëshi duhet të jetë i joni se s’bën. Ndeshjen me Poloninë mezi po e presim sepse na vjen inati, të gjitha statistikat ishin për ne, ishin ca gabime personale që bëm duhet të rregullojmë gabimet dhe kundër tyre do të jenë ndeshjet më të bukura

Lexo edhe :  Pogba zbulon të preferuarin e tij për "Topin e Artë"

 

Të fundit

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë...

Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA...

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025. ”Në kërkim të...

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e qara e një foshnjeje që...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Lajme të tjera

Web TV