Përdhunoi dhe vrau dy të mitura, sërish i lirë pedofili

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pedofili famëkeq, Colin Pittsford, i cili përdhunoi dhe vrau dy nxënëse 15 -vjeçare, Linda Mann dhe Don Asëorth në Leicester, Angli në vitet 1980 u lirua disa ditë më parë.

Vrasësi, aktualisht 61 vjeç, ishte i pari që u dënua pas zbulimit të krimit me anë të testeve të ADN-së në provat e mbledhura në trupat e viktimave.

Sipas Këshillit të Pezullimit, i cili pranoi kërkesën e tij, është e sigurt që ai të ecë përsëri i lirë në rrugë, pas 33 vitesh prapa hekurave. Më herët ka pasur dy aplikime të dështuara për pezullim në 2016 dhe 2018. Ai u lirua me kushte kufizuese shumë të rrepta, por gjithsesi është i lirë. 61-vjeçari duhet të mbajë një byzylyk elektronik, të ketë qasje të kufizuar në internet, veçanërisht kur është vetëm, dhe nuk duhet të afrohet me të afërmit e viktimave të tij.

Atij i është lejuar të përdorë një emër të ri, por, sipas vendimit të Këshillit, është i detyruar të informojë çdo njohje të re të gjinisë femërore, si dhe këdo tjetër që njeh dhe sigurisht kandidatë punëdhënës për identitetin e tij të vërtetë dhe krimet që ka kryer.

“Siguria publike është përparësia jonë kryesore, kjo është arsyeja pse Pittsburgh do t’i nënshtrohet disa prej kushteve më të rrepta kufizuese të vendosura ndonjëherë dhe do të qëndrojë në paraburgim për pjesën tjetër të jetës së tij. Nëse ai shkel edhe një nga këto kushte, do të kthehet menjëherë në burg,” tha Departamenti i Drejtësisë.

Të fundit

Kritikët e Kremlinit, akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një...

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës

Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e ekipit, Luis Enrique sërish është...

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën industriale të Montanaso Lombardos, në...

Australia ndalon Youtube për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

Faqja e internetit YouTube do të përfshihet në listën e rrjeteve sociale që do të ndalohen në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeç. Platforma e...

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij të pazakontë, pushtetit dhe gruas...

Lajme të tjera

Web TV