Tre ditë para kthimit në Parlament, Rama mbledh Sekretariatin e ri të PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS mëngjesin e sotëm sekretariatin, mbledhje që vjen 3 ditë para seancës së parë të legjislaturës së X në Kuvend, që do të mbahet këtë të premte. Bëhet me dije se diskutimet pritet që të fokusohen te legjislatura e re dhe programi qeverisës. Seanca e parë e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar më 10 shtator dhe të gjithë emrat e Qeverisë së re tashmë janë bërë publike.

Më 2 shtator, në Asamblenë e Përgjithshme të PS, u zgjodh sekretariati i ri i partisë, ndërsa Rama bëri me dije edhe emrat e kabinetit everitar. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj. Kujtojmë se të shtunën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, në zbatim të nenit 96 të Kushtetutës, i dërgoi Presidentit Ilir Meta propozimin e partisë, që ka shumicën e vendeve në Kuvend, për Edi Ramën kryeministër. Këto ditë pritet edhe dekretimi nga ana e Metës.

Javët e ardhshme konstituohen 2 institucionet më të rëndësishme që do ta drejtojnë vendin për 4 vitet në vijim, Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave. Ndërkohë që në seancën e parë të Kuvendit pritet që të votohet si kryeparlamentarja e 4 viteve të ardhshme, Lindita Nikolla.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV