Vjedhja spektakolare në mes të Parisit, hajdutët rrëmbejnë nga “Bulgari” bizhuteritë me vlerë milionë eurosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dyqan i “Bulgari” ra pre e një grupi hajdutësh në Paris. Ata arritën të marrin bizhuteri në vlerë 10 milionë euro (12 milionë dollarë), para se të nisnin një aventurë spektakolare arratisjeje që përfundoi me kapjen e dy prej tyre nga policia.

Sulmi në dyqanin luksoz në zemër të kryeqytetit francez ndodhi rreth mesditës dhe oficerët mbërritën në vendngjarje pak më vonë, tha një burim policor për AFP.

Të dyshuarit u larguan me një BMË ngjyrë gri dhe me dy skutera, ndërsa njëri prej autorëve u qëllua në këmbë nga policia.

Një i dyshuar tjetër u gjet i fshehur në një park makinash në qendrën tregtare Les Halles, afër muzeut të Luvrit si dhe katedrales Notre-Dame.

Një burim pranë hetimit tha se hajdutët morën bizhuteri me vlerë 10 milionë euro nga Bulgari, argjendaria e famshme italiane që është pjesë e konglomeratit luksoz francez LVMH.

Kjo është grabitja e radhës e kësaj natyre në Paris. Më 27 korrik, një burrë vodhi bizhuteri me vlerë dy milionë euro nga një butik Chaumet para se të arratisej me një skuter elektrik.

Ai u arrestua të nesërmen me një bashkëpunëtor dhe shumica e sendeve u gjetën.

Tre ditë më vonë dy burra të armatosur me një armë elektrike dhe gaz lotsjellës shënjestruan një dyqan Dinh Van, duke marrë mall në vlerë 400 000 euro.

Të fundit

Ish-nënkryetarja e ‘Shqipëria Bëhet’: Dhashë dorëheqjen nga roli, por do vazhdoj në parti

Etleva Merko tregoi për herë të parë detaje në lidhje me dorëheqjen e saj nga posti i nënkryetares së...

“Serbia do kishte ardhur deri në Drin nëse nuk do ishte fortifikuar veriu”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte më shumë...

Golem, dy ‘jet ski’ përplasen në det, një person i plagosur

Dy mjete lundruese të tipit Jet Ski janë përplasur në det, rreth 800 metra larg bregut, në zonën e quajtur “Manhatan”, Kavajë. Sipas informacionit paraprak,...

Shqipëria është ‘tokë e zanun’ e politikës

ALBAN DACI - Nëse doni të ndërtoni Shtetin e së Drejtës dhe demokracinë luftoni e mundni bajraktarizmin në çdo formë të shoqërisë duke përfshirë...

Jannik Sinner përmbys Carlos Alcaraz, italiani i parë që fiton Wimbledon

Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon për vitin 2025. Numri një i botës fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) me sete kundër...

Lajme të tjera

Web TV