Ambasadori Soreca: Bashkëpunim Rama-Basha për proceset integruese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca shprehet se mezi pret të bashkëpunojë me ekipet e reja, si atë qeverisës të Kryeministrit Rama, ashtu edhe atë të opozitës, të sapozgjedhura të Partisë Demokratike.

“Pres me padurim sezonin e ri politik dhe punën me kabinetin e ri Rama, si dhe me ekipin e ri të kryetarit të PD-së, Basha, dhe partitë e tjera që do të risjellin në Parlament zërin e nevojshëm të opozitës.

Unë kam besim se ekipet e reja, Parlamenti në tërësi dhe aktorët jopolitikë, janë të gjithë gati për të ecur përpara, të vetëdijshëm se vetëm duke vepruar kështu mund të sigurojnë arritjen e përparësisë kombëtare dhe ndërpartiake të integrimit të Shqipërisë në BE, duke filluar me Konferencën e parë Ndërqeveritare (IGC) mes BE-së dhe Shqipërisë, që do të shënojë zyrtarisht hapjen e bisedimeve të pranimit”, shprehet Soreca.

Sipas tij, Reforma Zgjedhore është një moment i rëndësishëm bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës në zbatim të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, ndërsa u kujton “agjencive të zbatimit të ligjit të hetojnë dhe të ndjekin penalisht rastet e blerjes së votës, presionin mbi votuesit dhe shkeljet e sigurisë së të dhënave personale, si shumë të rëndësishme”.

Duke folur për Reformën në Drejtësi, ambasadori Soreca tha se “Investimi i BE-së në sektor flet më shumë se fjalët në këtë drejtim: 50 milionë euro janë investuar deri tani dhe 9 milionë euro të tjera pritet të vijnë”.

Të fundit

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ul në 2.5 normën bazë të interesit për lekun nga 2.75 për qind që ishte. Për...

Presidenti i La Ligas: Do luftoj që Botërori të mos luhet më

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka shprehur sërish kundërshtimin e tij të hapur ndaj Kupës së Botës për Klube, duke deklaruar se do...

Si të përfitohen 2 pensione? Drejtuesi i ISSH shpjegon përfitimet për emigrantët në Itali

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për njohjen e pensioneve, janë specifikuar edhe dokumentet që qytetarët shqiptarë në Itali dhe anasjelltas duhet të përgatisin. Nga...

Legjenda Capello: Këto janë 3 yjet që mund të fitojnë Topin e Artë

Ish-trajneri i Real Madrid-it, Fabio Capello, ka emëruar tre lojtarë aktualë në klub që mund të fitojnë Topin r Artë në të ardhmen. Trajneri italian...

BE u dha mundësinë emigrantëve rumunë për një jetë të re. Pse po kthehen kundër saj?

Raluca Besliu* Do të dukej e arsyeshme të supozohej se njerëzit që zhvendosen nga një vend i BE-së në një tjetër në kërkim të punës...

Lajme të tjera

Web TV