“Memorandumi i Kuçit”/ Rama fiton “luftën” si në letër, por kërkon llogari për 78 mandatet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sekretariatin e Partisë Socialiste ku ka kërkuar “llogari” se pse nuk u fituan 78 mandatet të parashikuara në Kuç gjatë fushatës. Megjithatë Damian Gjiknuri është zotuar se deri në fund të vitit do të behët analiza e 74 mandateve.

Lufta nuk del si në letra, sepse të gjithë do të fitonin sipas skicës së tyre. Por kryeministri Edi Rama në Kuç të Vlorës, pak para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, bëri një llogaritje mes pleqësisë së fshatit se Partia Socialiste do të merrte 74 mandate të sigurt, por që mund të shkonin deri në 78. Dhe këtë diskutim dhe llogaritje, Rama e quajti “Memorandumi i Kuçit” dhe si noter për ligjshmërinë e “takimit” kishte Damian Gjiknurin. Pikërisht Rama në mbledhjen e sekretariatit ditën e djeshme kërkoi shpjegime se pse nga kutitë e votimit nuk dolën 78 mandate. Pas mbledhjes Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri u shpreh se riorganizimi i PS-së ishte në qendër të diskutimeve. Sipas tij analiza për zgjedhjet e 25 prillit do të zgjasë deri në fund të vitit, dhe viti tjetër do ta gjejë PS-në edhe me statut të ri. I pyetur në lidhje me pakënaqësitë në PS pas Asamblesë kur u zgjodhën edhe strukturat e reja drejtuese, Gjiknuri tha se nuk ka asnjë pakënaqësi të shprehur në mënyrë të strukturuar. “Në fillim me analizat post-zgjedhore, të cilat janë shumë të nevojshme për të marrë një “feedback” real nga terreni, por njëkohësisht edhe për të ristrukturuar partinë, në një mënyrë të tillë që të përballojë sfidat në mandatin e tretë. Analiza do të zgjasë deri në fund të vitit. Fillimi i vitit do e gjejë Partinë Socialiste me një statut të ri dhe ri-organizim të ri për t’iu përgjigjur sfidave që kërkon mandati i tretë”, tha Gjiknuri. Socialistët kanë nisur të mendojnë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërsa synimet i kanë edhe për mandatin e katërt. Për këtë arsye ajo që u quajt rilindje e dytë e PS nisi me emërimet e reja të sekretariatit dhe rokadën e drejtuesve politik të partisë në 12 qarqe. Rilindja e dytë e Edi Ramës synon edhe rifreskimin e elektoratit tradicional, me mbështetës të rinj, për mos ta kthyer PS siç tha vetë ai në një azil pleqsh. Më 2 shtator, në Asamblenë e Përgjithshme të PS, u zgjodh sekretariati i ri i partisë, ndërsa Rama bëri me dije edhe emrat e kabinetit qeveritar. Javët e ardhshme konstituohen 2 institucionet më të rëndësishme që do ta drejtojnë vendin për 4 vitet në vijim, Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave. Ndërkohë që në seancën e parë të Kuvendit pritet që të votohet si kryeparlamentarja e 4 viteve të ardhshme, Lindita Nikolla.

Të fundit

30 vjeçari mbytet mes dallgëve, po festonte me shokët beqarinë

Një ngjarje tragjike raportohet nga plazhi i Lefkadhas në Greqi, kur një 30 vjeçar është rrëmbyer nga dallgët teksa...

“Mos prisni mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Kërcënimi i Donald Trump për të tërhequr mbështetjen e SHBA-së dhe për t'u larguar nga bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë ka ngritur alarm në Kiev,...

Franca në panik, pëson ”dy black out”-e! Kana dhe Nice pa energji elektrike

Një zjarr i qëllimshëm në një nënstacion elektrik në perëndim të qytetit të Nices ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në rajon,...

10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo mëngjes të udhëtojë drejt qytetit...

Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën. Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas rënies së regjimit të kaluar,...

Lajme të tjera

Web TV