Qeveria e re në Afganistan/ Biden: Kina do të përpiqet për një marrëveshje me talebanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se ishte i sigurt se Kina do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me talebanët pasi kryengritësit islamikë morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar se Kina do të financonte grupin, i cili është i sanksionuar sipas ligjit amerikan, Presidenti Biden u tha gazetarëve, “Kina ka një problem të vërtetë me talebanët. Kështu që ata do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, jam i sigurt. Ashtu si Pakistani, ashtu si Rusia, ashtu si Irani. Ata të gjithë po përpiqen të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë tani “.

Shtetet e Bashkuara dhe Grupi i Shtatëshes kanë rënë dakord të koordinojnë përgjigjen e tyre ndaj talebanëve, dhe Uashingtoni ka bllokuar qasjen e talebanëve në rezervat e Afganistanit, shumica e të cilave mbahen nga Rezerva Federale e Nju Jorkut, për të siguruar që ata të përmbushin premtimet e tyre duke respektuar të drejtat e grave dhe të drejtën ndërkombëtare.

Por ekspertët thonë se një pjesë e madhe e asaj fuqie ekonomike do të humbasë nëse Kina, Rusia ose vende të tjera u japin fonde talebanëve.

Italia, presidentja aktuale e Grupit të 20 ekonomive kryesore – të cilat përfshijnë Kinën dhe Rusinë – është përpjekur të organizojë një takim virtual të G20-ës mbi Afganistanin, por asnjë datë nuk është shpallur, duke sugjeruar mosmarrëveshje mes grupit.

Këshilltari shtetëror dhe ministri i jashtëm kinez Wang Yi i tha sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në një telefonatë më 29 gusht se bashkësia ndërkombëtare duhet të angazhohet me talebanët dhe t’i “udhëzojë ata” pozitivisht.

Kina nuk i ka njohur zyrtarisht talebanët si sundimtarët e rinj të Afganistanit, por Wang në korrik priti Mullah Baradarin, i cili që atëherë është emëruar si zëvendëskryeministër, dhe ka thënë se bota duhet të udhëheqë dhe mbështesë vendin ndërsa kalon në një qeveri të re në vend që të ushtrojë më shumë presion mbi të./VOA

Të fundit

Samiti i 15 gushtit, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin? Ku interesat takohen

"Vendndodhja ka rëndësi", është një rregull i artë për agjentët e pasurive të paluajtshme. Duke zgjedhur Alaskën si vend...

7 anije të mbytura që bënë histori

1 - Essex, i fundosur nga... Moby Dick. "Koka e saj ishte gjysmë jashtë ujit, dhe kështu ajo erdhi drejt nesh dhe goditi përsëri...

Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do shkojmë hap pas hapi

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një...

Ukrainasit shkatërrojnë “Prometheus” S-500, sistemi më i shtrenjtë i mbrojtjes ruse

Forcat ukrainase dyshohet se kanë shkatërruar një radar të rrallë rus të lidhur me sistemin më të fundit të mbrojtjes ajrore dhe raketore S-500...

Temperaturat arrijnë deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV