U përpoq të shpëtonte kameramanin që ra nga shkëmbi, vdes ministri rus i emergjencave

Ministri rus i emergjencave Yevgeny Zinichev ka ndërruar jetë gjatë stërvitjes vjetore ku u përpoq të shpëtonte një operator.

Ministri 55-vjeçar “humbi jetën tragjikisht ndërkohë që po mundohej ti shpëtonte jetën një personi gjatë shërbimit në Norilsk ku po merrte pjesë në një stërvitje për mbrojtjen e Arktikut, ” thuhej në deklaratën zyrtare drejtuar medias.

Zoti Zinichev “ndodhej  në majën e një shkëmbi të lartë së bashku me kameramanin i cili rrëshqiti dhe ra në ujë.

Kush është Yevgeny Zinichev

Ministër që nga viti 2018, Yevgeny Zinichev kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në shërbimet e sigurisë ruse duke qenë në krye të forcave të sigurisë të presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas mediave 55-vjeçari kishte shërbyer në Komitetin e Sigurimit të Shtetit në Bashkimin Sovjetik. Pas shpërbërjes  së Bashkimit sovjetik më 1991, ai iu bashkua  FSO-së (Shërbimi Federal Mbrojtës).

Që nga viti 2014 ai ka qenë Zëvendës Drejtor i Shërbimit të Inteligjencës Kundër Terrorizmit (FSB). Nga viti 2016 deri në emërimin e tij në Ministrinë e Emergjencave, ai kishte mbajtur pozicionin kryesor të Zëvendës Drejtorit të FSB-së