Menaxhimi i pandemisë në Francë, autoritetet nisin hetimet për ish-ministren e Shëndetësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet franceze kanë nisur hetimin për ish-ministren e Shëndetësisë Agnes Bouzen, në lidhje me trajtimin e pandemisë së Covid-19.

Sipas Reuters, ky është një nga rastet e para në botë ku një zyrtar i lartë qeveritar mban përgjegjësi për mënyrën se si menaxhoi pandeminë.

Bouzen ishte ministre e Shëndetësisë nga maji 2017 deri në shkurt 2020. Ajo dha dorëheqjen në fillim të pandemisë për të kandiduar për kryetare të bashkie së Parisit, por u mund dhe u emërua në Organizatën Botërore të Shëndetit në fillim të janarit.

Rasti është duke u hetuar nga Gjykata speciale e Republikës, e cila po shqyrton çdo përgjegjësi penale të ministrave. Në thelb të hulumtimit janë pyetjet që janë bërë në shumë vende: a ishte qeveria e përgatitur në mënyrë adekuate për t’u marrë me pandeminë? Dhe a ndryshuan vendimet e njëpasnjëshme në politikën e saj, përfshirë përdorimin e maskës, evolucionin e të dhënave shkencore apo ishte një shenjë e papërshtatshmërisë politike?

Hetimi paraprak është vetëm hapi i parë. Gjyqtarët do të vendosin nëse do ta ndjekin çështjen apo do ta paraqesin atë. Në javët e ardhshme, pasardhësi i Bouzen, Olivier Veran, pritet të thirret për të dëshmuar.

Të fundit

“Ndërhyri në garën mes Olldashit dhe Bashës”/Deputeti i PD i nxjerr “të palarat” Berishës

Deputeti në largim i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka hedhur akuza të forta në adresë të liderit të PD-së,...

Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen. Presidentja e Komisionit...

Parashqevi Simaku: Qëndrimi në rrugë ishte zgjedhja ime, pse të mos rrija jashtë?

Parashqevi Simaku do të japë një intervistë ekskluzive për “Opinion”, ndërsa Blendi Fevziu ka publikuar një fragment, në të cilin këngëtarja shprehet se zgjodhi...

Babai i Ilaria Sulës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

Flamur Sula, babai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula që u vra nga ish-partneri i saj i saj, në një intervistë për mediat italiane ka...

Detajet e rinovimit të Lamine Yamal, talenti spanjoll kërkon të gjuajë penalltitë

Barcelona u kufizua në dhënien e një informacioni më të detajuar në deklaratën që dërgoi në orën 20:21 të mbrëmjes, pasi firmosi zyrtarisht rinovimin...

Lajme të tjera

Web TV