Princi ministër i Arabisë Saudite vjen në Tiranë, takim me Ramën: Do mbledhim sa më shpejt Komitetin e Përbashkët për bashkëpunimin ekonomik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi ministër i Arabisë Saudite vjen në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama. Kjo vizitë sipas Ramës është tregues i bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Vizita e tij, hapja e një kapitulli për takimet bilaterale. I përsërita ftesën për të pritur princin e Kurorës. Besoj që tani më jemi në kushtet kur mund të shohim me optimizëm mundësitë e investimeve, të rritjes së volumit tregtar, bashkëpunimit në tërësi, ramë dakord për të mbledhur Komitetin e Përbashkët, që u mblodh në 2019, për të adresuar prioritetet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Dua ta ritheksoj që Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset të të gjitha përpjekjeve tona të kandidaturave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, zëri i tyre është me shumë peshë. Dua ta falënderoj mikun tonë edhe për angazhimin tij për t’i dhënë një shtysë rritjes së komunikimit mes kompanive në funskion të interesave të ndërsjellta për të rritur volumin e shkëmbimit tregtar”, tha Rama.

Të fundit

Samiti i NATO në Holandë, Rama ndan foton familjare nga pritja e Familjes Mbretërore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton familjare nga pritja që Familja Mbretërore ka bërë për liderët e NATO-s në...

‘Blof’, miqësi dhe ndërmjetësim/ Si u arrit marrëveshja mes Iranit dhe Izraelit

Po sikur të ketë qenë një operacion i koordinuar që në fillim, për t’i dhënë mundësi të gjithë protagonistëve të shpëtonin “fytyrën”, në mos...

Mbi 110 milionë njerëz në Evropë të ekspozuar ndaj ndotjes akustike

Më shumë se 110 milionë njerëz në të gjithë Evropën janë të ekspozuar ndaj ndotjes së dëmshme akustike, duke çuar në rreth 66 mijë...

Vendosja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, SHBA hap ambasadën në Jerusalem

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem ka njoftuar se do të rihapet të mërkurën, duke hequr urdhrat e mëparshëm për strehim në vend...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 25 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 83.9 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV