Ylli i Manchester City mbetet në burg, akuzohet për tri përdhunime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

27-vjeçari i Manchester City, Benjamin Mendy, akuzohet se ka përdhunuar tri femra në shtëpinë e tij në Cheshire, midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021. Louis Saha Matturie, 40 vjeç, nga Salford, gjithashtu u paraqit në gjykatë, i akuzuar për katër përdhunime.

Asnjërit prej tyre nuk iu kërkua të paraqiste ndonjë deklaratë në seancën e djeshme gjyqësore, por u vijua paraburgimi. Ata do të dalin para gjykatës edhe më 15 nëntor, ndërsa seanca e gjykimit është caktuar për më 24 janar.

Avokati mbrojtës i Mendy tha se do t’i hedhë poshtë akuzat ndaj klientit të tij edhe në seancën e nëntorit. Sulmet e dyshuara, ndaj tri femrave të ndryshme, duke përfshirë njërën nën 18 vjeç, thuhet se kanë ndodhur në adresën e shtëpisë së tij, në Prestbury.

Mendy foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij gjatë seancës 45-minutëshe të së premtes, teksa u kthye përsëri në qeli. Lirimi i tij me kusht u refuzua muajin e kaluar dhe aktualisht është në paraburgim në “HMP Altcourse”, në Liverpool.

Francezi ka luajtur për kampionët e sezonit të kaluar në Premier League, Manchester City, që nga viti 2017, kur mbërriti aty nga Monako për 52 milionë stërlina. Ai u pezullua nga klubi, pasi u akuzua nga policia, në pritje të një hetimi të plotë.

Të fundit

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014,...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Lajme të tjera

Web TV