Paloka përkujton Hajdarin dhe ‘godet’ Bashën: Azemi dhe Berisha janë pjesa më e mirë e historisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat, Edi Paloka ka përkujtuar ditën e sotme Azem Hajdarin, 23 vite pas vrasjes së tij.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Paloka shkruan se PD asokohe humbi një nga luftëtarët e vërtetë për liri dhe të drejta.

Megjithatë, mes rreshtave Paloka nuk lë pa përmendur as Sali Berishën.

“Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë sonë , të historisë së shqiptarëve gjatë këtyre 30 viteve pluralizëm!”, shkruan Paloka duke dhënë dhe një mesazh mbështetës për ish-kryeministrin, i cili u përjashtua nga Basha nga grupi parlamentar i PD.

Ky vendim i Bashës ka shkaktuar shumë tensione në Partinë Demokratike, me një pjesë të konsiderueshme të deputetëve që kanë dalë kundër vendimit te Bashës.

Paloka, sëbashku me Nokën dhe Shehun ishin ndër deputetët që shoqëruan Berishën në Parlament. Kështu Paloka shpreh sërish mbështetjen për Berishën edhe në rrjetet sociale, duke i dhënë një mesazh të qartë kryedemokratit Basha.

Postimi i plotë i Palokës:

“23 vite me pare ne humbem Azem Hajdarin ne nje pusi te ngritur nga bandat e pushtetit! Humbem nje nga luftetaret e vertete per liri dhe te drejta, mbase te paperseritshem ne llojin e tij! Azemi eshte nje pjese thelbesore e historise se PD dhe pluralizmit ne Shqiperi. Azemi eshte shembulli me i qarte se liria dhe te drejtat fitohen ne beteja balle per balle, ne beteja te forta e te veshtira, qe mund te kerkojne dhe sakrifica sublime por pa te cilat eshte e pamundur te fitohet. Azem Hajdari dhe Sali Berisha jane pjesa me e mire e historise sone , te historise se shqiptareve gjate ketyre 30 viteve pluralizem !

Lexo edhe :  Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Nderimi i kesaj historie nuk eshte thjeshte detyrim moral i yni , por detyrim ndaj vlerave dhe bazamentit te parimeve mbi te cilin duhet te ngrihet dhe e ardhmja e ketij vendi!

Respekt e nderim!”, shkruan Paloka.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV