Terror në Itali/ 26-vjeçari hyn në autobus dhe plagos 5 persona me thikë, mes tyre një fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 26-vjeçar ka qëlluar me thikë 5 qytetarë në një autobus në Rimini.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në momentin që po kontrolloheshin  biletat,  i riu sulmoi dy gratë me thikë.

Autori ka dalë më pas nga autobusi dhe plagosi tre persona të tjerë në arratisjen e tij, përfshirë një fëmijë 5 vjeç. Sipas mediave lokale i mituri raportohet se është në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve në fyt.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij i cili ishte  me origjinë nga Somalia dhe prej vitesh jetonte si emigrant në disa vende të Evropës.