Basha dhe Berisha shmangin njëri-tjetrin para nisjes së seancës, ja kush i shoqëroi

Ish-kryeministri Sali Berisha sapo ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, i shoqëruar nga deputeti Tritan Shehu.

Pak pas tij, mbërriti edhe Lulzim Basha, i shoqëruar nga Gazmend Bardhi.

Dy demokratët, ndryshe nga seanca e kaluar, nuk kanë folur për mediat, por u kujdesën që të shmangin njëri-tjetrin.

Në seancën e sotme të Kuvendit, do të caktohen sekretariatet, komisionet, si dhe byroja. Sa i përket komisioneve, nga 8 në total, tre do të drejtohen nga PD, ndërsa në pesë të tjerat, Partia Demokratike do të ketë postin e nënkryetarit.