Ushtria franceze eliminon udhëheqësin e ISIS në Sahara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca ka thënë se ushtria e saj e ka vrarë udhëheqësin e grupit ekstremist Shteti Islamik në Sahara.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Adnan Abu Walid al-Sahrawi “u neutralizua nga forcat franceze”.
“Ky është një sukses tjetër i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel”, tha Macron përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Franca nuk njoftoi për lokacionin dhe kohën se kur u vra al-Sahrawi.

Shteti Islamik në Saharanë e Madhe vepron në ish-kolonitë franceze të Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit.

Militantët në këto vende shënjestrojnë forcat e sigurisë dhe civilët.
Al-Sahrawi kishte marrë përgjegjësinë për një sulm të vitit 2017 që la të vrarë katër ushtarakë amerikanë dhe katër pjesëtarë të ushtrisë së Nigerit.

Në gusht të vitit 2020, Sahrawi personalisht urdhëroi vrasjen e gjashtë punonjësve humanitarë francezë dhe shoferit të tyre nigerian.
Franca mban në rajonin e Sahelit rreth 5 mijë trupa që luftojnë grupet terroriste. Ata janë vendosur atje që kur ndodhi një grusht shteti në Mali më 2012, që nxiti kryengritjen islamike në veri.

Megjithatë në fillim të këtij viti Franca njoftoi se ka në plan të zvogëlojë atë forcë në 2,500 deri në 3,000 trupa në vitet e ardhshme.

Të fundit

Presidenti Zelensky takohet me JD Vance, “Vatikani, vendi i bisedimeve për paqen”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është takuar me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio në...

“Pallati mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it ka 40 televizorë

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një avion privat superluksoz Boeing...

11 maji në Bashkinë Tiranë: 167 mijë vota socialiste dhe 174 mijë vota opozitare

Zgjedhjet e 11 majit treguan se Partia Socialiste është shumicë e padiskutueshme, me diferencë të llahtarshme nga partia e dytë më e madhe në...

Veliaj sjell projektin e sheshit në fund të Bulevardit të Ri: Tirana moderne

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë sot në vëmendje një nga projektet më ambicioze për kryeqytetin: ndërtimin e sheshit ceremonial në fundin e Bulevardit të...

Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin e tij, duke bërë...

Lajme të tjera

Web TV