Burri sulmon me hark kalimtarët, dy të vdekur (Video)

Dy persona kanë mbetur të vdekur pasi një burrë qëlloi me hark mbi kalimtarët në Holandë.

Pamjet tronditëse që tregojnë një burrë lakuriq teksa qëllon me një hark nga ballkoni i tij në qytetin Almelo këtë të premte janë duke qarkulluar në rrjetet sociale.

Në video dëgjohen dhe të shtëna të armëve nga policia e cila u përpoq të neutralizojë burrin që sulmoi kalimtarët.

Policia vendase tha se dy persona mbetën të vdekur dhe një i tretë u plagos, ndërsa autori i ngjarjes u arrestua.

Ndërkohë më tej, policia shtoi se sulmi nuk është cilësuar si terrorist.