Betimi i qeverisë së re, Rama mbërrin në Presidencë

Ashtu siç u bë e ditur edhe dje, sot kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit do të betohen te Presidenti Ilir Meta.

Mësohet se ceremonia e betimit pritet të nisë në orën 10:00, ku qeveria e re do të paraqitet në Presidencë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat u mblodhën si fillim në kryeministri. Më pas eskorta e kryeministrit Rama shkoi në Presidencë, ku pritet që të nisë dhe ceremonia. Ndërkohë që në Presidencë kanë mbërritur edhe ministrat.