Presidenti i PE David Sassoli shtrohet në spital, ja nga cila sëmundje vuan

Italian MEP David-Maria Sassoli (S&D Group) delivers a speech after being elected new president of the European Parliament during the first plenary session of the newly elected European Assembly on July 3, 2019 in Strasbourg, eastern France. (Photo by FREDERICK FLORIN / AFP) (Photo credit should read FREDERICK FLORIN/AFP/Getty Images)

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli është shtruar në Spitalin Civil të Strasburgut me pneumoni, që sipas mjekëve nuk ka lidhje me pandeminë COVID-19.

Ai është shtruar më 15 shtator, pasi ishte ndjerë keq. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i tij, ai po merr trajtimin e duhur.

“Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u dërgua në Spitalin Civil në Strasburg të mërkurën më 15 Shtator. Pas ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, ai u diagnostikua me pneumoni dhe po trajtohet. Aktualisht ndodhet në gjendje të mire”, tha zëdhënësi i tij.

65-vjeçari italian është ankuar për ethe dhe i është dashur të largohet nga seanca parlamentare duke e lënë përgjysmë gjatë fjalimit të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen.