“Investim i shumëpritur “, Rama poston videon nga kantieri për ndërtimin e Urës Dërmënas në Fier

Një investim të shumëpritur e ka konsideruar Kryeministri Edi Rama ndërtimin e Urës Dërmënas, e cila do t’i përshtatet investimit në rrugën Fier-Seman-Bregdet.

Teksa ka publikuar pamjet nga kantieri Rama shkruan se ky është një investim që do të nxisë turizmin e bujqësinë.

“Ky është kantieri për ndërtimin e Urës Dërmënas, e cila do t’i përshtatet investimit në rrugën Fier – Seman – Bregdet. Ky investim i shumëpritur për Fierin, nxit turizmin e bujqësinë dhe afron detin në ekonominë e Fierit”, shkruan Rama.