Gjetjet tronditëse: Abuzimi seksual tek gratë lidhet me dëmtimin e mëvonshëm të trurit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gratë që janë abuzuar seksualisht kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar një lloj dëmtimi të trurit, që është i lidhur me rënien kognitive (njohëse), demencën dhe goditjen në tru – zbulon një studim i ri

Autorja e studimit, Rebecca Thurston, thotë se “mund të jetë abuzim në fëmijëri, adoleshencë ose edhe në moshë më të rritur”, shkruan CNN.

Studimi i ri, i cili do të publikohet së shpejti në revistën “Brain Imaging and Behavior”, kërkoi shenja të hiperintensiteteve të “materies së bardhë” në skanimet e trurit të 145 grave të moshës së mesme pa histori të mëparshme të sëmundjeve kardiovaskulare, goditjeve në tru ose demencës. Megjithatë, 68% e pjesëmarrësve kishin përjetuar trauma, dhe për 23% të grave, ajo traumë ishte abuzim seksual.

Hiperintensitetet e materies së bardhë, të cilat shfaqen si njolla të vogla të bardha në skanerin MRI, janë shënues të ndërprerjeve në qarkullimin e gjakut që kanë lënë dëmtime në tru.

“Duke përdorur imazhe të trurit, ne zbuluam se gratë me një histori abuzimi seksual kanë hiperintensitet më të madh të lëndës së bardhë në tru, i cili është një tregues i sëmundjeve që lidhen me goditjet në tru, demencën, vdekshmërinë, rënien njohëse etj”, u shpreh Thurston.

Studimi kontrollonte sëmundje dhe gjendje të tjera që do të ndikonin në zhvillimin e hiperintensiteteve të lëndës së bardhë, të tilla si mosha, hipertensioni, pirja e duhanit dhe diabeti.

Ky studim gjithashtu kontrolloi çrregullimet emocionale, përfshirë depresionin, ankthin dhe simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), citon Anabel.

Rritja e lëndës së bardhë, nuk u shpjegua me asnjë nga këto simptoma, por shpjegohej me abuzimin. Përfundimi është i qartë: Abuzimi seksual lë gjurmë traume në trup dhe në tru!

Të fundit

10 turistë zhduken! Po eksploronin në zonën e vullkanit Baransky

Një grup turistik prej dhjetë personash ka humbur kontaktin në zonën e vullkanit Baransky, në ishullin Iturup të Kurilit...

Sulmi ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 majin e...

Prapaskenat tek Dortmundi, babai i Bellingham konfrontohet me trajnerin Niko Kovac

Drama shpërtheu te Borussia Dortmund pas raportimeve se prindërit e Jobe Bellingham u përpoqën të konfrontojnë trajnerin Niko Kovac, pas zëvendësimit të mesfushorit gjatë...

Vështirësohet pleqërimi, thellohet hendeku mes pagave dhe pensioneve

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Spitali i Gjirokastrës, Rama: Do u shërbejë mbi 60 mijë banorëve

Vijon puna për rikonstruksionin e Spitalit të Gjirokastrës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rikonstruktimi i spitalit, ku përmes një posëtimi në rrjetet sociale,...

Lajme të tjera

Web TV