Mbledhja e dytë e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet: Nga fondi për Rindërtimin tek marrëveshja me qeverinë gjermane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije vendimet kryesore që janë marrë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Ministrave.

Ahmetaj: Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë dhe do të doja të ndaja me ju vendimet kryesore duke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intensitet. Sot i kaluam me VKM fondit shqiptar rreth 30 mln dollar për të vijuar punën në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë për të mbaruar punët në shtator 2022.

Një vendim tjetër po në kuadër të rindërtimit, pra në lagjen 4 dhe 8 të kryeqytetit ku i hapet rruga punimeve me shpejtësi nëpërmjet shpronësimit me këmbim. Kjo do bëjë të mundur vazhdimin e punës me 2 dhe 3 turne dhe shërbimin ndaj qytetarëve që do të shpronësohen sipërfaqet sipas ligjit qoftë për truall, qoftë për banesa.

Në të njëjtën kohë, dua të ndaj me qytetarët dhe studentët që kaluam 3 marrëveshje të rëndësishme me qeverinë gjermane brenda paktit të universitetit një shumë prej 20 mln euro hua dhe 5.8 mln euro grant që do të shkojnë në rikonstruksion me eficencë energjie të godinave, studentëve, universiteteve publike. Kemi filluar punën që para disa vitesh. Pakti i universitetit vijon me intensitet të gjitha angazhimet e kryeministrit dhe qeveria.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV