Fundi i epokës së Angela Merkel/ Gjermania voton sot, ja kë favorizojnë sondazhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 60 milionë gjermanë me të drejtë vote do të dalin sot të votojnë për të zgjedhur pasuesin e kancelares Angela Merkel, e cila i jep fund qëndrimit të saj në kryer të shtetit pas 16 vitesh.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 60,4 milionë shtetas gjermanë. Të tërheq vëmendjen rritja e moshës mesatare të votuesve: është hera e parë që mbi 38 përqind e votuesve janë mbi 60 vjeç. Madje, 21,3 përqind e votuesve janë mbi 70 vjeç. Skaji tjetër, votuesit më të rinj, që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje pasi kanë mbushur 18 vjeç, përbëjnë 4,6% të numrit të përgjithshëm të votuesve apo 2,8 milionë vetë.

Votimi konsiderohet ndër më të rëndësishmit, pasi kancelarja Angela Merkel tërhiqet nga politika pas 16 vitesh si kancelare.

Një rezultat paraprak do të shpallet sapo të mbyllen të gjitha qendrat e votimit në orën 18:00.

Ka shumë paqartësi në lidhje me këto zgjedhje. Sipas sondazheve më të fundit, më shumë se një e treta e votuesve ishin ende të pasigurt se për kë do të votonin, megjithëse një numër rekord tashmë i kanë postuar votat e tyre.

Nga tre kandidatët që konkurrojnë për rolin e kancelarit është Olaf Scholz. Si zëvendës i Merkel, ka qenë më e lehtë për të sesa për rivalin e tij konservator që të shihet si kandidat i vazhdimësisë.

Por edhe nëse ai fiton me shumë mundësi do të ketë nevojë për mbështetjen e dy partive të tjera për të formuar një koalicion.

Çfarë thonë sondazhet?

Një sondazh i fundit, i publikuar dy ditë para zgjedhjeve (24.09.) i institutit demoskopik Allensbach i sheh socialdemokratët dhe konservatorët thuajse me mbështetje të barabartë, me 1 përqind diferencë (26/25%). Socialdemokratët kanë kryesuar katër muajt e fundit në shumicën e sondazheve përballë konservatorëve, së fundi me një diferencë shumë të vogël, 2-3 përqind. SPD ka marrë te 25 përqind, CDU/CSU kanë marrë te 22-23 përqind. Por një diferencë kaq e vogël është brenda marzhit të gabimeve që mund të bëjnë sondazhet. Kështu që përfundimet e sondazheve këtë herë nuk na tregojnë shumë.

Të fundit

Gjenerali më i lartë francez paralajmëron: Rusia mund të sulmojë brenda pesë vitesh

Thierry Burkhard, shefi në largim i Forcave të Armatosura, thotë se Europa ka shumë punë për të bërë, pasi...

NASA do vendosë reaktor bërthamor në Hënë deri në 2030

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, do të përshpejtojë planet për të ndërtuar një reaktor bërthamor në Hënë deri në vitin 2030, sipas mediave amerikane. Është pjesë...

Rusia tërhiqet nga traktati bërthamor i Luftës së Ftohtë, ç’do të thotë kjo?

Rusia shpalli të hënën se nuk do të respektojë më një traktat çarmatimi bërthamor të nënshkruar me SHBA-në që nga viti 1987, duke shtuar...

Pranimet në universitet përmes e-Albania/ Për herë të parë aplikim online për provimet

Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në programet e studimit: Mjekësi e Përgjithshme dhe Arkitekturë & Urbanistikë kanë mundësi të aplikojnë online nga...

Caktohet data kur vuloset mandati i Adriatik Lapajt

Në datën 13 gusht ora 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e “Nisma-Shqipëria Bëhet” për ndarjen e mandatit në Tiranë. Kryekomisioneri Celibashi ia dha...

Lajme të tjera

Web TV