Plas në stadiumin “Fadil Vokrri”, tifozët e Dritës përleshen me ata të Gjilanit (Video)

Një incident i shëmtuar, që nuk i shkon aspak asaj që jemi mësuar që të shohim në fushën e blertë, është regjistruar në derbin mes Dritës dhe Gjilanit, në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Pas përfundimit të pjesës së parë mes Dritës dhe Gjilanit, e cila ishte me rezultatin 0:0, tizofët janë përplasur me njëri tjetrin, për motive ende të paqarta.

Ndeshja u ndërpre deri sa u qetësua situata, për të rinisur sërish më pas.