Shpallja e Berishës “non grata”, Rama: Unë di shumë gjëra…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte viti 2019 ku kryeministri Edi Rama deklaronte nga foltorja e Kuvendit se Sali Berisha nuk e kalon dot oqeanin për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pikërisht kështu rezultoi dhe pak kohë më parë ish-kryeministri Sali Berisha u shpall Non Grata nga DASH për shkak të korrupsionit.

I ftuar në emisionin “Open” kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me shpalljen Non Grata të Berishës duke thënë se për shkak të detyrës ai di shumë gjëra dhe pikërisht dinte edhe ndalimin e udhëtimeve në SHBA të Sali Berishës.

“Për shkak të detyrës, unë di edhe gjëra të tjera” tha Rama.

Ndërkohë kryeministri nuk ka preferuar të bëjë komente të tjera megjithatë ai ka theksuar se shpallja Non Grata e Berishës erdhi direkt nga SHBA dhe jo nga ndonjë lobim i mundshëm.

“S’kam asnjë koment për shpalljen e tij non-grata, çdo koment e politizon këtu brenda, ndërkohë që kjo nuk është politikë e brendshme, sikur SHBA dhe DASH të funksiononin me lobime, imagjinoni sa diktatorë me arka me flori e diamantë mund ta kishin blerë Amerikën. Ata mund të blejnë, por nuk blihen. Lobimi atje janë ca fotografi me kongresmenë, disa prej tyre nuk e kanë haberin kush është Shqipëria, ndonjë artikull këtu e atje…nëpërmjet të gjithë miliarderëve, nuk funksionon kështu sepse po të ishte ashtu do të ishin si ne, si gjithë të tjerët. Nuk ndodh, është një përrallë që ua tregon atyre që e besojnë, duke përfituar nga padija, injoranca. Nuk ndodh.” shtoi më tej Rama.

Të fundit

Turizmi i aventurës, projekti i BERZH do mbështesë ndërhyrjet në 4 fshatra të Korçës

Katër fshatra të Korçës, konkretisht: Dardha, Arrëza, Sinica dhe Nikolica do të mbështeten për të përmirësuar ofertën e tyre...

Milani arkëton 21 milionë euro, Leeds siguron shërbimet e sulmuesit zvicerian

Negociatat mes Milanit dhe Leeds janë mbyllur me sukses për Noah Okafor. Sulmuesi do I sjellë kuqezinjve 21 milionë euro bashkë me bonuset. Dhe pse...

Belgjikë/ Qiramarrësi ekzekuton shqiptarin ‘Noel’ në lokalin e tij, zbulohet shkaku!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën në mbrëmje lagjen Itterbeek, në Anderlecht të Belgjikës. Ndue Mylyshi, i njohur ndryshe si ‘Noel’, është vrarë me armë...

Zelensky i mbijeton një episodi tjetër të spektaklit të Trump

“Nuk mund ta besoj”, tha Donald Trump, presidenti i Amerikës, ndërsa përshëndeti Volodymyr Zelenskyn, homologun e tij ukrainas, jashtë Shtëpisë së Bardhë më 18...

Manja: Përmbarimi ekzekutoi mbi 6,800 vendime gjyqësore në 7 muajt e parë të vitit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri të ditur se gjatë periudhës janar–korrik 2025, Shërbimi Përmbarimor ka ekzekutuar mbi 6,800 vendime gjyqësore, duke garantuar zbatimin...

Lajme të tjera

Web TV