Vrasja e mësueses, kush është 36-vjeçari shqiptar i arrestuar në Angli (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë angleze, pasi dyshohet se të jetë vrasësi i një mësueseje, Sabina Nessa. ‘Daily Mail’ shkruan se bëhet fjalë për 36-vjeçarin Koci Selamaj.

Shqiptari u arrestua gjatë një bastisje që u bë sot në mëngjes bën banesën e tij në Eastbourne, East Sussex. Mësohet se policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën ku jetonte. Lidhur me vrasjen e mësueses, policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë por ata do të hetohen në gjendje të lirë.

Ndërkohë, shqiptari njihej nga fqinjët e tij si person shumë i qetë. “Është një person shumë i qet. Punonte me shpërndarjen e ushqimit të gatshëm”, -tha një fqinj i tij.

Po ashtu, një fqinj tjetër tha se shqiptari shihte punën e tij. “Ka qenë një person i padëmshëm, shikonte gjithmonë punën e tij“, tha ai. Vrasja e Sabina Nessa ndodhi pak ditë më parë, ku 28-vjeçarja u godit me armë në kokë.

https://streamable.com/hxjt4s

Të fundit

Rinumërimi për Tiranën, si paraqitet shpërndarja e mandateve dhe kandidatëve

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës po vijon me intensitet prej 8 ditësh tashmë, në pallatin...

Shifrat: turistët e huaj nuk po i zëvendësojnë dot shqiptarët e larguar

Në Shqipëri po vijnë më shumë turistë se kurrë më parë – mbi 1.3 milion hyrje u regjistruan vetëm në janar-mars 2025, një rritje...

Bujqve dhe blegtorëve do u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

Bujqit dhe blegtorët që kanë punuar në ndërmarrje bujqësore apo kooperativa deri në vitin 1992 do të kenë mundësi të përfitojnë pension mbi bazën...

Shqipëri-Mali i Zi, nis puna për nominimin e liqenit të Shkodrës në UNESCO

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, është angazhimi i radhës i Ministrisë së Mjedisit në bashkëpunim me homologen malazeze, për të përgatitur dosjen përkatëse të...

Real Madrid – Bayern, ka nisur gara për sulmuesin 60-milionësh

Real Madrid dhe Bayern kanë nisur garën për një nga lojtarët më premtues të futbollit europian, Nick Woltemade. Sulmuesi gjerman ka shkëlqyer në sezonin e...

Lajme të tjera

Web TV