Vuçiç takon ambasadorët e Quint-it nuk pranon propozimin për zgjidhje në veri: Ishte kërcënim dhe fakt i kryer

Ka përfunduar në Beograd takimi mes presidentit  Alëksandër Vuçiç dhe ambasadorëve të Quint-it. Mësohet se në këtë takim nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Takimi filloi në orën 13:00 dhe morën pjesë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe si, dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian.

Ambasadorët i ofruan Vuçiçit një propozim për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë. Por ky propozim nuk është pranuar nga presidenti serb. “Ishte kërcënim dhe fakt i kryer,” mësohet të ketë thënë Vuçiç.