28 nëntor 1907/ Alberto Moravia, përfaqësuesi i letërsisë ekzistenciale evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alberto Moravia u lind në Romë më 28 nëntor 1907. Moravia ka qenë një shkrimtar dhe publicist italian, njëri prej përfaqësuesve më të njohur të letërsisë ekzistenciale evropiane.

Lindi në një familjeje borgjeze në gjendje të mirë ekonomike. I ati, Carlo Pincherle, arkitekt dhe piktor, vinte nga një familje hebreje me origjinë veneciane, ndërsa e ëma, Gina de Marsanich, ishte katolike nga Ancona. Alberto, i treti nga katër fëmijë, kaloi një fëmijëri normale por të vetmuar. Në moshën nëntë vjeçare, ai u prek nga tuberkulozi i kockave, sëmundje me dhimbje të tmerrshme që e gozhdoi në shtrat për pesë vjet rresht.

Studimet i vazhdoi në mënyrë të çrregullt, por prapë nuk arriti të kryejë më shumë se gjimnazin. Lexoi shumë e shumë libra, mes të cilëve Dostojevskij, Joyce, Goldoni, Shakespeare, Molière, Mallarmé, Leopardi e mjaft të tjerë; shkruante vargje në frëngjisht e në italisht, por studioi edhe gjermanisht.

Libri i tij i parë, romani “Indiferentët” më 1929 i shkruar në moshën 18-vjeçare, e bëri menjëherë të njohur.

Shumë nga romanet e tregimet e Moravias janë bërë edhe filma nga regjisorë të rëndësishëm të pas-Luftës së Dytë si Bernardo Bertolucci “Konformisti”, Jean-Luc Godard “Përçmimi”, apo Vittorio de Sica “Çoçarja”. Alberto Moravia vdiq më 29 shtator 1990, në banesën e tij në Romë.

Të fundit

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Twitter (X) në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën. Sipas të dhënave nga...

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit të ashtuquajtur “treni bullgar”. “Treni bullgar”...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Lajme të tjera

Web TV