Kosova dhe Serbia arrijnë dakordësinë në Bruksel për çështjen e targave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është arritur marrëveshja në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, duke i dhënë fund ngërçit dhe tensioneve, që vijonin prej ditësh në pikat kufitare të dy vendeve, për shkak të reciprocitetit të targave.

I dërguari nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar këtë pasdite, takime të ndara me përfaqësuesit e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç, për të diskutuar rreth temës së veriut.

Në fund të takimit, ka qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka njoftuar se është arritur një marrëveshje sa i përket targave.

“Kemi tentuar të detyrojmë Serbinë që ti largojë procedurat për qytetarët e Kosovës që të lëvizin drejt Serbisë. Dhe mendoj qe ky ka qenë rezultati i sot, mund të themi që është një marrëveshje.

Natyrisht që ne do të preferonim që mos të ketë asnjë barrierë dhe këto dy shtete sot të njohin në tërësi tabelat e vendeve tjera, ky do jetë edhe objektivi kryesor i grupit punues të cilin do ta themelojmë dhe i cili do të fillojë të takohet që nga data 21 tetor.

Ne kemi dakordim për të gjitha pikat. E vetmja pikë ku pala serbe ende nuk e ka dhënë pëlqimin ka të bëjë me veturat që kanë targa (KM – për Mitrovicën e Veriut), për të cilat ata mendojnë që nuk do të duhet të aplikoheshin stikersat, dhe mendoj që kjo është absurde për arsye se ato janë tabela ilegale”, u shpreh Bislimi, në një lidhje direkte për RTK.

Të fundit

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Arkend Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i...

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë,...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Lajme të tjera

Web TV