Nikolla takim me Ambasadorin e Kinës: Kuvendi do të nxisë bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy popujve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e RP të Kinës, Zhou Ding.

Ambasadori Ding i uroi Nikolla suksese në detyrën e lartë të Kryetares së Kuvendit dhe e garantoi për vullnetin e RP të Kinës për të zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë si edhe rritjen e bashkëpunimit parlamentar midis të dy vendeve.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës janë miqësore. Marrëdhëniet ekzistuese politike, midis qeverive e parlamenteve të të dy vendeve, mund dhe duhet të intensifikohen. Midis të dy vendeve ka edhe mundësi të pashfrytëzuara për për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Shkëmbimet parlamentare mes Shqipërisë dhe Kinës kanë qenë shumë të mira, në formën e vizitave zyrtare në nivele te larta si edhe në nivel të delegacioneve të Grupeve të Miqësisë. Në Kuvendin e Shqipërisë do të formohet së shpejti Grupi i Miqësisë me RP të Kinës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nënvizoi se “Kuvendi do të rrisë bashkëpunimin me Asamblenë Kombëtare Popullore të RP të Kinës dhe do të nxisë bashkëpunimin e gjithanshëm midis të dy vendeve dhe dy popujve tanë.”

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV