Akuzohet për financimin ilegal të fushatës së tij elektorale, gjykata shpall fajtor ish-presidentin francez Sarkozy

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti francez Nicholas Sarkozy është shpallur sërish fajtor për financimin ilegal të fushatës së tij elektorale në vitin 2012 edhe pas apelimit të tij. Me shpalljen e tij fajtor ai mund të përballet me dënim me burg. Vendim ky që vjen shtatë muaj pasi ai u dënua në një rast korrupsioni dhe ndikimi të tregtisë.

Nicholas Sarkozy, i cili udhëhoqi Francën në periudhën nga 2007 deri në vitin 2012 ka mohuar fuqishëm akuzat gjatë seancave gjyqësore të mbajtura në maj dhe qershor.

Ai akuzohet se ka shpenzuar pothuajse dyfishin e shumës maksimale ligjore prej 22.5 milionë euro në fushatën tij për t’u rizgjedhur, të cilën e humbi nga socialisti Francois Hollande. Prokurorët kanë kërkuar një dënim me 6 muaj burg si dhe një dënim me kusht prej 6 muajsh dhe një gjobë prej 3.750 euro.

Vendimi i së enjtes vjen pasi Sarkozy, 66-vjeç, u shpall fajtor më 1 mars për korrupsion dhe ndikim të tregtisë në një rast tjetër. Ai u dënua me një vit burg dhe dy vite me kusht në këtë rast, por është i lirë në pritje të apelit.

Në rastin e financimit të fushatës, prokurorët arritën në përfundimin se Sarkozy e dinte disa javë para zgjedhjeve të vitit 2012 se shpenzimet e tij, të cilat janë rreptësisht të kufizuara sipas ligjit francez, po i afroheshin maksimumit ligjor. Ai u akuzua se kishte injoruar dy shënime nga kontabilistët e tij që paralajmëronin për çështjen e parave. Përveç ish-presidentit, 13 persona të tjerë dolën në gjyq, përfshirë anëtarët e partisë së tij konservatore republikane, kontabilistë dhe krerët e grupit të komunikimit të ngarkuar me organizimin e tubimeve, Bygmalion. Ata përballen me akuza përfshirë falsifikim, shkelje të besimit, mashtrim dhe bashkëpunim në financimin e paligjshëm të fushatës. Disa kanë pranuar shkeljet dhe kanë detajuar sistemin e faturave të rreme që synonin të mbulonin shpenzimet e tepërta.

Lexo edhe :  Tirana “historike” për Merz! Samiti i parë europian si kancelar i Gjermanisë

 

Të fundit

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një...

‘Treni bullgar’/ Celibashi: Rasti duhet të hetohet, t’i jepet përgjigje shqetësimit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi sot ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin “tren bullgar”. I pyetur nga...

Alimehmeti: SHBA po jep një mesazh të qartë përmes heshtjes lidhur me zgjedhjet

Kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit Ilir Alimehmeti i ftuar në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se...

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike. Ai zbuloi...

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura…

Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit,...

Lajme të tjera

Web TV