Nëna e Cristiano Ronaldos kundër martesës së tij me Georgina Rodriguez: Ajo e do vetëm për lekë

Dolores Aveiro , nëna e Cristiano Ronaldos nuk dëshiron ta shohë djalin e saj të martohet me partneren aktuale Georgina Rodriguez pasi ajo beson se modelja e lindur në Argjentinë ka motive ekonomike për t’u martuar.

Ronaldo tani është duke jetuar në Manchester së bashku me Georginën dhe fëmijët e tyre: Cristiano Junior, Eva, Mateo dhe Alana.

Në të vërtetë është raportuar se modelja është duke pritur për një propozim por familja e sulmuesit të Manchester United janë pengesa kryesore për një martesë të mundshme.

Burime të afërta pranë Cristiano Ronaldos kanë deklaruar se mamaja e tij Aveiro beson se çifti nuk duhet të martohet pasi sipas saj Georgina kërkon të përfitojë nga paratë e djalit të saj.

Por jo vetëm kaq pasi edhe fëmijët e tjerë të saj janë kundër kësaj martese mes tyre. Mbetet për t’u parë nëse Ronaldo do të dëgjojë këshillën e nënës së tij apo jo./ Marca