Rama në Abu Dhabi: Jam mes kryeministrave më të gjatë në botë, por Shqipëria është mes vendeve më të vogla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë zyrtare të hapjes së konferencës “World Policy Conference” që po mbahet në Abu Dhabi, nuk i kurseu batutat që në nisje të fjalës së tij.

Ai theksoi se ndodhet mes kryeministrave më të gjatë në botë, por shtoi se Shqipëria ndodhet mes vendet më të vogla në planet.

“Siç mund ta përfytyroni jam mes kryeministrave më të gjatë në botë. Tundimi për të folur për botën është i madh. Por vendi im është mes vendeve më të vogla në botë. Nevoja ndaj është shumë e madhe. Do të përpiqem që t’i rezistojë tundimit dhe të përmbush këtë nevojë pa qenë i mërzitshëm, dhe shpresojë që mos të mërziteni. Mendoj se globalizmi është këtu, për aq kohë sa ngrohemi nga i njëjti diell. Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin përtej kufijve po bëhet më i madh, pavarësisht hezitimeve dhe refuzimeve.

Aksioni shumëpalësh duhet të ngelet për bashkëpunim. Të gjithë e dimë se ngrohja globale nuk është thjesht çështje e klimës, por dhe e zhvillimit. Për forcimin dhe paqen. Sa më efektivisht do të mëremi me të, aq më mirë do të parandalojmë përmbytjet, katastrofat natyrore. Sot pandemia COVID-19, një çështje globale ka marrë kaq shumë jetë, krahasuar me luftërat botërore. A jemi në gjendje të merremi të vetëm me këtë luftë? Jo!”, tha Rama.

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV