Situata kaotike tek Barcelona: Klubi nuk ka para mjaftueshëm për të shkarkuar Koeman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ronald Koeman mbetet trajner i Barcelonës, të paktën deri në ndeshjen e fundjavës tjetër kundër Atlético Madrid.

Kur te jete pushimi për ekipet kombëtare, do te jete koha më e përshtatshme për çdo revolucion.

Por holandezi mbetet për një arsye ekonomike, mbi të gjitha: Laporta nuk ka para për ta shkarkuar. Agonia e trajnerit është bërë një agoni sportive, e konfirmuar edhe pas humbjes në Champions League.

Ne dy ndeshje ne Champions, 0 goditje ne kuadrat, rekordi me negativ i historisë blaugrana.

Sipas El País, shkarkimi i menaxherit do t’i kushtonte blaugranës rreth 12 milionë euro. Klubi nuk mund ta përballojë atë. Laporta shpresonte të merrte disa rezultate të mira për të përmirësuar situatën me sponsorët.

Por ekipi është zhytur në një vorbull. Humbja e njejte 0-3 në Evropë kundër Bayern dhe Benfica kanë përshpejtuar situatën: qëndrimi i Koeman është i paqëndrueshëm në aspektin sportiv, por dëbimi i tij është financiarisht i paqëndrueshëm…

Ja si shkruan “El Pais”

Problemi, për Barcelonën, është ekonomia! Situata delikate e arkës bën që çdo lëvizje të shikohet në xham zmadhues. Dhe shkarkimi i Koeman nuk është aspak i lirë.

Edhe pse LaLiga siguroi se “pagesat për trajnerët dhe stafin stërvitor mund të rregullohen me 4% shtesë”  dhe Barcelona do të kishte para për të shkarkuar holandezin, e vërteta është se nuk është e lehtë.

‘El País’ shpjegoi se zgjidhja e kontrates se Koeman arrin deri në 12 milion euro. Laporta do të përballej me Ferran Reverter, CEO, i cili përcakton një politikë të kursimit.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV