Marrëveshja e Brukselit, ministri Sveçla: Epoka kur Kosova nënshtrohet ka përfunduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel për reciprocitetin. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Sveçla shkruan se epoka kur Kosova nënshtrohet ka përfunduar, madje se këtë mesazh e kanë marrë edhe Beogradi e Brukseli.

Ministri i Brendshëm shkruan se qeveria e Serbisë nuk mundi t’i zmbrapsë Njësitë Operacionale të Kosovës nga kufiri, ndërsa thekson se qeveria kosovare ishte në zbatim të ligjit.

“Reciprociteti me Serbinë u vendos me 20 shtator për të vazhduar me 4 tetor!

Reciprociteti me Serbinë u vendos me 20 shtator, dhe u zbatua në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës, dëshmoi se është polici profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë, pa dallim.

Përderisa Republika e Kosovës tregoi se ka institucione demokratike dhe profesionale, dhe se është e përkushtuar për rend dhe ligj, Serbia përgjatë 13 ditëve përdori të gjitha mjetet, përfshirë dhe veprimtarinë e vet kriminale përmes bllokimit të rrugëve, kërcënimeve për serbët lokal, shantazhit e sulmeve terroriste në institucionet publike. Por, as kjo ndërmarrje kriminale e sponzorizuar nga qeveria e Serbisë nuk arriti të zbrapsë Kosovën dhe njësitë tona speciale nga zbatimi i vendimit legjitim.

Megjithatë, Kosova bëri dhe një hap para. Mbi parimin e reciprocitetit vendosi që të bashkëpunojë me aleatët tanë dhe pas tërheqjes së barrikadave, të largojë Njësitë Speciale por në bashkëpunim me KFOR-in të sigurojë Policinë Kufitare dhe mbrojë dhe më tutje kufirin me Serbinë. Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Boegradi dhe Brukseli. Kosova ka Qeveri të re sovrane të cilën askush nuk mund ta shantazhojë për shkak të hiseve në krim e korrupsion.

Lexo edhe :  SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Sovraniteti dhe ligjshmëria do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me çdo kusht. Krimi dhe korrupsioni do të luftohen në çdo cep. Policia e Kosovës e dëshmoi për 13 ditë se përveç që është profesionale është edhe gatshme të kryej misionin e saj me sukses. Faleminderit pafundësisht”, shkruan Sveçla.

Të fundit

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Putini nuk kishte vend në tavolinë, por zëri i tij dëgjohej ende

Jeff Zeleny Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte i pranishëm në tryezën e bisedimeve mes Presidentit amerikan Donald Trump, liderëve evropianë dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

Athinë, vritet me plumb në kokë 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua me armë zjarri në kokë pak para...

Ofertë 30 milionë euro nga Arabia Saudite, por Juventus nuk dorëzohet

“La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi saudit Al-Ahli i ka dërguar së fundmi Juventusit një ofertë 25 milionë euro, të gatshëm për ta...

Lajme të tjera

Web TV