“Kam një makinë modeste, një ferrari”, kandidati shqiptar për kryetar komune sqaron deklaratën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kam një makinë modeste, një Ferrari”. Kjo është deklarata e kandidatit të komunës së Podujevës, Xhemajl Hasani gjatë një interviste televizive në një debat zgjedhor.

Kandidati i Partisë NISMA për kryebashkiak të Podujevës në Kosovë, u bë menjëherë viral kur tha se makina e tij 70 mijë euro ishte modeste. Ditën e sotme Hasani tha për “Shqipëria Live” se “Ferrarin e ka dhuratë nga familja”.

I pyetur nëse ka bërë shaka apo ishte serioz me deklaratën, Xhemajli tha: “Unë edhe garën e kam marrë me seriozitet. Edhe në atë debat kam qenë serioz. Një makinë modeste, dhuratë nga familja.

E kur më tha çfarë është modeste, thashë Ferrari, pasi për mua çdo mjet është modest. Automjetin e kam dhuratë nga familja, edhe shtëpinë ku jetoj. Dhuratë kam edhe vilat. Jetoj një jetë modeste”, shprehet kandidati i Podujevës.

Ndërsa kur u pyet nëse e ka të deklaruar të gjithë pasurinë, Hasani tha: Të gjitha i kam të deklaruar, lirisht mund të hulumtoni.

Të fundit

Berisha mbyll fushatën e Durrësit: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kush prek votën…

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi takimin...

Intervista e mbrëmjes, Rama: Do mbyllim negociatat në 2027. Nuk e them unë, por vetë BE

Kryeministri Edi Rama, në emisionin "Repolitix" në Report TV, tha se nuk është ai që ka thotë se negociatat do të mbyllen në vitin...

“Kemi 40 mijë vota në Tiranë”, Tedi Blushi: Ilir Meta, kandidati më i votuar në Shqipëri

Partia e Lirisë synon të marrë 40 mijë vota në Tiranë. Kështu u shpreh kandidati i kësaj partie, Tedi Blushi, i cili është në listën...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Letrat e fundit në ishull, zbulohen detaje të reja për vdekjen e Napoleon Bonapartit

Napoleon Bonaparti ishte një oficer ushtarak dhe politikan francez, një gjeneral i shquar gjatë Revolucionit Francez dhe Perandor i Francës. Figura historike e tij...

Lajme të tjera

Web TV