“Rënia” e 3 aplikacioneve në të gjithë botën, zbulohet problemi

Tre aplikacionet Whatsapp, Facebook dhe Instagram që prej orës 17:40 janë bllokuar në të gjithë botën, duke sjellë panik kudo. Më herët Facebook dhe WhatsApp reaguan, duke njoftuar se po punojnë për të zgjidhur problemin.

Ndërkohë, pak minuta më parë u bë me dije shkaku i këtij problem.

Shërbimet e mediave sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram janë goditur nga një ndërprerje në mbarë botën prej orës 17:40 të pasdites së sotme. Sipas ekspertëve të rrjetit, ky kolaps vjen nga një gabim në “DNS”, ose sistemin e emrit të domain-it, për faqet e Facebook.

Ndërkohë, Facebook dhe Instagram shpesh kanë hasur të tilla probleme.