Vendimet/ KLP hap garën për plotësimin e dy vendeve vakante në SPAK përmes ngritjes në detyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë seancës së sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u vendos me 7 vota pro dhe 3 kundër të shpallet fillimi i procedurave për plotësimin e 2 vendeve vakante në SPAK përmes procedurës së ngritjes në detyrë.

Njoftimi i vendeve vakante si dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët do të publikohen në faqen zyrtare të Këshillit. Shprehja e interesit duhet të dorëzohet nga aplikantët jo më vonë se 15 ditë kalendarike nga shpallja e thirrjes në faqen  zyrtare të institucionit.

Mbledhja e ditës së sotme, ku ishin të pranishëm 10 anëtarë të KLP-së, pasi mungonte anëtari Moisi Duda u ndoq gjithashtu edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës,  Këshilli vendosi, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë vendosi:

Të caktojë prokurorin Gjon Fusha në detyrën e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe prokurorin Albert Murçaj në detyrën e Drejtuesit në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Ata do të ushtrojnë funksionin e Drejtuesit për një periudhë 3 (tre) vjeçare duke filluar nga data 04.10.2021.

Në vijim, Këshilli vendosi me shumicë votash, caktimi nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele të Adnan Hoxhës, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat; të Elidon Hysenajt, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat dhe të Ajola Prençit, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Vendimet hynë në fuqi me datën 11.10.2021.

Lexo edhe :  12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Gjithashtu, Këshilli vendosi miratim i raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Ajola Prençi, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin. Një kopje e këtij Raporti i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi të konsiderojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës të kandidateve Valbona Verzeroli dhe të Enea Babameto për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022 dhe të miratojë listën pjesore të 18 (tetëmbëdhjetë) kandidatëve, për të cilët është vendosur lejimi i kandidimit për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, në vitin akademik 2021-2022, si vijon:

Arbër Delilaj
Arisa Shkrepi
Arjeta Plaku
Aulona Haxhiraj

Briselda Zhuzhi
Brisida Leka
Elsa Gjeli
Ema Lazaj

Enkelejda Meçka
Greta Dreni
Hava Memko
Kristi Jorgji

Mirjon Brahimllari
Olta Hadushaj
Ornela Ferhati
Rajmonda Xhelollari

Renato Tosku
Sonila Qerolla

Këshilli vendosi me 10 vota pro prokurorit Xhevahir Lita të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës për një afat mujor nga data 05.10.2021 – 04.01.2022.

Të fundit

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, KAS shqyrton sot ankimin e Lapajt

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve merr në duar fatin e mandatit të vetëm të fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet...

Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Andrew Davies, menaxher projekti për ekspozitën e “Doctor Who”, po udhëton drejt Zelandës së Re kur shohin diçka që do të kujtojë jetën. Fluturimi i...

Tërmeti i fuqishëm në Oqeanin Paqësor, Japonia evakuon 1.9 mln banorë

Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë. Disa shtete, përfshirë SHBA-në dhe...

Valët e cunamit godasin brigjet e SHBA-së, ja kur pritet të shfaqen në pjesë të tjera

Valët e cunamit kanë filluar të godasin brigjet e SHBA-së, me valët e para që kanë arritur në brigjet e Hawaiit, sipas të dhënave...

Shkrumbohet kamionçina në autostradën Levan-Vlorë

Një mjet i llojit kamionçinë, në pronësi të një prej firmave të ndërtimit në qytetin bregdetar, ka marrë flakë në ecje. Dyshohet se mjeti ka...

Lajme të tjera

Web TV