Zvicra miraton masat e reja, ja çfarë ju duhet nëse doni të udhëtoni drejt këtij shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zvicra ka shtrënguar masat kundër COVID-19 duke mos lejuar më udhëtimet me tampon edhe pse më parë diçka e tillë ishte e lejueshme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Zvicra ka vendosur që të lejojë hyrjen brenda territorit të saj vetëm për qytetarët që janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve.

Autoritet zvicerane njohin si të vlefshme vaksinimin me Pfizer/Biontech dhe Moderna, të cilat aplikohen aktualisht në Zvicër, si dhe ato të certifikuara të njohura nga EMA dhe OBSH.

Njoftimi i plotë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi masat e reja të vendosura nga qeveria zvicerane për hyrjet në këtë shtet.

Do të lejohen të hyjnë në territorin zviceran vetëm ata që janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA).

Përveç çertifikatës së vaksinimit Covid-19 lëshuar nga autoritetet shqiptare, udhëtarët duhet të plotësojnë edhe formularin për hyrje në Zvicër, të cilin e gjeni në linkun e mëposhtëm: https://swissplf.admin.ch/formular

Autoritet zvicerane njohin si të vlefshme vaksinimin me Pfizer/Biontech dhe Moderna, të cilat aplikohen aktualisht në Zvicër, si dhe ato të çertifikuara të njohura nga EMA dhe OBSH.

Të gjithë personat që janë vaksinuar jashtë Zvicrës me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA) dhe OBSH dhe janë rezidentë në Zvicër, ose që hyjnë në Zvicër për qëndrim afatshkurtër, mund të aplikojnë për certifikatë zvicerane Covid.

Aktualisht vetëm certifikatat e vendeve që aplikojnë sistemin digjital të certifikatës Covid të BE-së janë në përputhje me sistemin zviceran. Këtu përfshihet dhe Shqipëria.

Nga këto rregulla përjashtohen vetëm rastet e konsideruara si udhëtime të domosdoshme.

-Për më shumë informacion, klikoni në faqet zyrtare të:

Sekretariati i Shtetit për Migracion i Zvicrës (SEM):

https://www.sem.admin.ch/…/faq-einreiseverweigerung…

Zyra Federale E Shëndetit Publik (FOHP):

Të fundit

“Më vunë 58 mijë euro borxh! Do kthehem në emigrim. Ky vend s’ka të ardhme”

Pak kohë më parë, kryeministri Rama i bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar...

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra prej tyre përfundon në trotuar

Një aksident me pasojë përplasjen e dy mjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin në brendesi të qytetit Bulqizës. Mjetet janë përplasur ‘kokë me...

Vlorë, policia aksion për parkimet e gabuara, largon mjetet me karrotrec

Policia e Vlorës vazhdon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundraligjshme, ose kundravajtje, në kuadër edhe të aksionit për lirimin...

Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës armët e para me rreze

Ukraina do të marrë grupin e parë të sistemeve të armëve me rreze të gjatë nga Gjermania në fund të korrikut, ka deklaruar Gjeneralmajori...

Takimi i Laert Haxhiut me modelen, ish-drejtori i burgut nën hetim!

Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë së burgut të Drenovës. Fatjon Fasho,...

Lajme të tjera

Web TV