Boris Jelcini dhe marrëdhënia e tij me tanket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 20 gusht 1991, Boris Jelcini hipi mbi një autoblindë dhe po në atë moment hyri edhe në librat e historisë. Por ai i përdori tanket dhe për të shtypur një revoltë në Moskë në ditët e fillimit të tetorit 1993.

Zoti Jelcin ishte President i Rusisë nga viti 1990 deri sa dha papritur dorëheqjen më 31 dhjetor të vitit 1999. Gjatë gjithë atyre viteve ai udhëhoqi vendin në një nga periudhat më të trazuara në histori.

Zëri kumbues i Presidentit të sapozgjedhur duket se i bashkoi dhe i frymëzoi rusët. Qendrimi i tij sfidues atë ditë i dha një goditje të fortë përpjekjes së komunistëve të vijës të fortë për grusht shteti kundër udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbaçov. Ai shënoi gjithashtu edhe fillimin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Vetëm katër muaj më pas, Zoti Gorbaçov kishte dhënë dorëheqjen, Bashkimi Sovjetik nuk ekzistonte më dhe Boris Jelcini kishte dalë si udhëheqës i Rusisë së pavarur.

Ngritja e Boris Jelcinit në pushtet pati një fillim të thjeshtë. Ai lindi në një familje fshatare në një kasolle me dy dhoma në një fshat të zymtë të Maleve Ural në afërsi të qytetit Sverdlovsk, që tani njihet si Jekaterinburg. Ai asnjëherë nuk e humbi lidhjen me shtresën e tij, por në fakt kultivoi imazhin e mbrojtësit të popullit.

Gjatë periudhës së ngritjes së tij në radhët e Partisë Komuniste, ai flaku privilegjet e zakonëshme të pushtetit, duke udhëtuar me autobuzët dhe metrotë e mbushuara plot, në vent që të udhëtonte me veturën dhe shoferin e tij personal.

Por ajo që e bëri zotin Jelcin popular, e vinte atë shpesh kundër udhëheqjes sovjetike. Në tetor të vitit 1987, në plenumin e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, ai kritikoi Mikhail Gorbaçovin dhe reformat e tij të “perestroikës” si fjalë të shumta pa rezultat. Kritika e tij nuk u prit mirë. Ai u ndëshkua publikisht dhe u shkarkua nga postet partiake, megjithatë u ngrit sërish.

Në qershor të vitit 1991, zoti fitoi në zgjedhjet e para popullore presidenciale të Rusisë. Dy muaj më vonë, qendrimi i tij heroik mbi tank përforcoi imazhin e tij si promotor i ndryshimeve. Por me kalimin e viteve, ndjenjat e rusëve për “babanë e demokracisë ruse”, siç e quanin ata Jelcinin, u luhatën mes admirimit dhe urrejtjes. Megjithë angazhimin e tij ndaj demokracisë, ai ruajti instinktet e tij autoritare të burokratit të stilit të vjetër komunist, për të arritur qëllimet duke përdorur forcën.

Në tetorin e vitin 1993, Presidenti Jelcin shfuqizoi kushtetutën e periudhës sovjetike dhe shpërndau parlamentin. Ligjvënësit e vijës së fortë dhe përkrahësit e tyre rezistuan. Ai u përgjegj duke dislokuar tanket pranë ndërtesës të parlamentit për të shtypur revoltën e tyre.

Një vit më vonë, Jelcin dha një urdhër që do të çonte në gjakdershje. Ai u dha urdhër trupave të ndërhynin në rajonin e Çeçenisë për të shtypur lëvizjen separatiste. Më shumë se 75 mijë vetë, shumica civilë, u vranë. Ndërkohë që lufta iu afrua një fundi shkatërrimtar dhe trupat ruse u tërhoqën, ai e cilësoi atë zhgënjimin më të madh të presidencës së tij.

Dështimi i luftës së bashku me dështimin e ekonomisë duket se i sollën fundin karierës politike të Boris Jelcinit. Por ashtu siç kishte bërë edhe shumë herë të tjera, ai iu përgjegj sfidës në zgjedhjet presidenciale të vitit 1996, duke fituar ndaj rivalit të tij komunist me një shumicë të mirë votash.

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve, ai pati një goditje në zemër dhe më pas bëri një operacion të vështirë në zemër me shumë bajpase, gjë që e bëri të qendronte mënjanë për më shumë se gjashtë muaj. Ai u kthye në detyrë me fuqi të përtërira, por kërkesat e punës dhe paaftësia për të lënë pijet alkoolike, shpejt e bënë të paaftë për të vazhduar më tej dhe shpesh gjykimi i tij ishte i turbullt.

Ai ndërmori një sërë ndryshimesh në qeveri, duke ndryshuar kryeministrat në mënyrë tekanjoze. Ndërkohë që mandati i tij presidencial po shkonte drejt fundit, ai mbeti pothuajse një figurë simbolike, por pati një surprizë të fundit për Rusinë.

Në prag të Vitit të Ri 1999, vetëm 6 muaj para përfundimit të mandatit të tij presidencial, ai dha dorëheqjen duke ia kaluar presidencën Kryeministrit të tij, Vladimir Putin, personin që kishte zgjedhur për t’i zënë vendin.

Të fundit

37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën/ Eurovizioni rikthen në skenë Celine Dion?

Kanë qarkulluar informacione se Celine Dion do të rikthehet në skenën e Eurovision sonte, 37 vite pasi ngriti trofeun...

Monika Kryemadhi si aktore, ndan pamjet nga xhirimet e filmit që do të sjellë së shpejti

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, ku bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, Monika Kryemadhi i është rikthyer projektit të saj...

U surprizua nga socialistët me tortë për 51-vjetorin/ Gjekmarkaj: Mos i keni hedhur helm

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka festuar sot 51-vjetorin e lindjes në mënyrë të pazakontë, duke qëndruar në...

“Thatë nuk ka ndryshime”/ Tabaku përplaset me Celibashin, i kërkon llogari për votat

Jorida Tabaku i ka kërkuar llogari Kyrekomisionerit Ilirjan Celibashi për votat e Diasporës që janë duke u numëruar për qarkun e Lezhës. Sipas Tabakut në...

Ja disa mënyra se si të gjesh emra të përsosur për bebusha

Sot, ka miliona emra, por si ta gjesh të duhurin për fëmijën tënd, për nipin, mbesën, fëmijën e shoqes etj? 1. Kërko në pemën familjare Nëse...

Lajme të tjera

Web TV