Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ditën e sotme pasi futbollisti i njohur Nikos Tsoumanis është gjetur i vdekur brenda makinës së tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik, por ende nuk dihen rrethanat e saj nëse ka qenë vetëvrasje apo vrasje e qëllimshme. 30-vjeçari grek u gjet i pajetë në makinë pasi ishte mbytur me një rrip të improvizuar në qafë.
Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se vdekja e tij ka ardhur nga mbytja, por nuk është përcaktuar ende nëse ai u mbyt vetë apo nga dikush tjetër.