Nisin sot aplikimet për lotarinë Amerikane, ja linku ku mund të regjistroheni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orën 12:00 do të hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se aplikimet do të mbyllen në 9 nëntor, në të njëjtin orar.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 9 nëntor 2021, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5)”, thuhet në njoftim.

Më 6 tetor nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja ku mund të regjistroheni. Duhet theksuar se aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, rregull ky që është futur në fuqi prej dy vitesh, pasi aplikimi nuk mund të bëhet vetëm me kartë identiteti. Do jenë rreth pesë javë në dispozicion për të aplikuar, ndërsa kriteri bazë është se aplikanti duhet të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të ketë dy vjet eksperiencë e pune. Për të lexuar kushtet e plota të vendosura nga Ambasada Amerikane mund të klikoni në link-un: https://al.usembassy.gov.

“Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë. Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm ose dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës’, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë që qytetarët e interesuar mund të aplikojnë falas në https://dvprogram.state.gov/.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV