Vuçiç: Nuk hyjmë në BE pa zgjidhur çështjen me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia nuk do të jetë në gjendje t`i bashkohet BE-së nëse nuk zgjidh më parë cështjet e hapura me Kosovën, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç në Samitin e Bërdos në Slloveni.

“Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët e bllokut europian kanë të njëjtin oreks”, u shpreh ai për gazetarët.

Pak më herët, kreu i shtetit serb u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në prani të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pa dhënë detaje të mëtejshme nga kjo përballje.

Ai tha se i kishte drejtuar një pyetje Kurtit, të cilën presidenti francez Emmanuel Macron e kuptoi shumë mirë. Gjatë ditës, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu e kishte konfirmuar se takimi Kurti-Vuçiç do të mbahej gjatë pauzës së samitit të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të fundit

Rusët dhe ukrainasit me qëndrime të ndryshme rreth propozimit për armëpushim

Pas bisedimeve tetë orë SHBA – Ukrainë në qytetin saudit Xhedah të martën, administrata e Presidentit Donald Trump tha...

Petro Koçi i shkruan Berishës: I dashur mallkimi i Shqipërisë dhe ‘peshkaqeni’ i krimit!

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i është përgjigjur ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit e sulmoi në deklaratat e tij publike....

Zgjedhjet/ Kryeministri Edi Rama do jetë në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës

Kryeministri Edi Rama do të jetë në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit. Në këtë mënyrë kreu i mazhorancës shoi edhe zërat...

PS finalizon ekipin për zgjedhjet e majit, surpriza dhe figura të vjetra në listë

Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Janë 39 deputetë aktualë burra në garë në listën e hapur ndër ta dhe deputetët...

Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush janë kandidatët në 12 qarqet

Kryesia e Partisë Demokratike (PD) ka finalizuar sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit në të 12 qarqet e vendit. Në...

Lajme të tjera

Web TV