Reforma zgjedhore/ Celibashi: Pro depolitizimit të komisionerëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon analizimin e procesit zgjedhor të 25 prillit. Ilirjan Celibashi kërkon nga politika që të nisë sa më parë reformën zgjedhore për plotësimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR. “Sa më shpejt të fillojmë me përmbushjen dhe realizimin e atyre ndryshimeve që duhet të bëhen sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Në vlerësimin e KQZ-së koha për përmbushjen e tyre ka filluar”, u shpreh Celibashi. Sipas Celibashit, rekomandimi që ka përçarë politikën ka qenë depolitizimi i administratës zgjedhore. “Edhe kur kam qenë jashtë kësaj zyre, edhe më shumë akoma, vazhdoj t’i qëndroj pikëpamjes që ka nevojë që administrata në mënyrën se si është organizuar, përbëhet dhe funksionon duhet të ndryshojë”, tha kreu i KQZ. Për këtë, ai ka edhe një propozim të tijin që plotëson edhe pretendimet e partive garuese ashtu edhe të vetë KQZ-së.

“Personalisht jam i mendimit që administrate e nivelit të dytë dhe të tretë të jetë e gjitha e shërbimit civil, por mund të gjendet një model miks, i cili nga njëra anë të garantojë interesin e partive politike për të qenë pjesë e administrimit të procesit zgjedhor. Por nga ana tjetër, kjo e drejtë dhe ky interes të mos jetë si sot pasi nuk kontribuon në menaxhimin e procesit zgjedhor”.

Sfidë vijon të mbetet edhe çështja e financimit të partive politike, sidomos gjatë fushatës elektorale. “Ka nevojë për akoma përmirësime në këtë aspekt që do të na çojë në një transparencë më të madhe dhe një fotografim më real se çfarë ndodh me paratë në politikë, veçanërisht në fushatën zgjedhore”.

Të fundit

20 mln euro në vit, trajneri i Interit largohet pas finales së Champions-it?

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, po joshet nga ideja për të provuar një aventurë në Arabinë Saudite. Arsyeja dihet,...

“Zgjedhjet, një masakër elektorale”/ Ankohet Këlliçi: Vota e diasporës ishte kasaphanë

Drejtuesi i PD për qarkun Tiranë Belind Këlliçi ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit.  Sipas tij ato ishin një masakër elektorale...

10 shpikje teknologjike që nuk ekzistonin në vitin 2000

Me mbërritjen e vitit 2000, ne tashmë ndiheshim sikur ishim në të ardhmen, megjithatë shumë gjëra që sot duken të domosdoshme nuk ishin ende...

Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane është...

100% e kryer! Bayern realizon transferimin e parë në merkaton e verës!

Bayern e ka gati transferimin e parë të merkatos së verës. Madje, mund të zyrtarizohet para Kampionatit Botëror të klubeve. Gazetari i Sky, Florian Plettenberg,...

Lajme të tjera

Web TV