Polakët protestojnë nën frikën e daljes nga BE

Rreth 100,000 qytetarë kanë protestuar në Poloni kundër përpjekjeve të qeverisë për t’u shkëputur nga Brukseli.

Protestat u zhvilluan pas vendimit se Kushtetuta polake mbizotëron mbi ligjet e BE-së.

Sondazhet e realizuara sëfundmi konfirmuar se 80% e popullsisë ishte në favor të anëtarësimit në BE.

kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki u shpreh se Polonia do të jetë në familjen europiane dhe se partia e tij nuk ka asnjë plan për “Polexit”.

Gjithashtu politikanë, artistë dhe aktivistë morën pjesë në protestat të cilat thuajse u mbajnë në 100 qytete .

Sakaq udhëheqësit në të gjithë BE-në kritikuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese.