Berisha “Non grata”, Duma: Nuk është shkelur statuti i PD-së për përjashtimin e Berishës  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nuk kam dijeni që informacionet për Berishën të kenë akses publik dhe shpresoj që me kohën procesi që ka nisur, Berisha të ketë qartësim dhe lehtësim të kësaj situate”. Kështu u përgjigj nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma kur u pyet nëse informacionet e DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij mund të kenë qasje publike. Sipas saj kjo është një procedurë afatgjatë. “Unë e di që kjo është një procedurë që nuk merret brenda një muaji procedurat e këtij kalibri janë të gjata dhe mund të kalojnë nga një administratë të tjera”, tha ajo. Të njëjtën përgjigje dha Duma edhe kur u pyet në lidhje me takimin e përfaqësuesit të Departamentit Amerikan të Shtetit me Lulzim Bashën, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun. Ajo tha se partneri strategjik kërkon që kjo mbledhje të qëndrojë me dyer të mbyllura. “Përfaqësuesi i DASH ka ardhur në Shqipëri, ka bërë takim me Bashën me dy përfaqësues të tjerë me dyer të mbyllura. Mbi këtë informacion  kanë argumentuar pse është marrë ky vendim, se çfarë është thënë është me dyer të mbyllura. Partneri strategjik kërkon që kjo mbledhje të qëndrojë me dyer të mbyllura. Nëse partneri strategjik do të donte t’i bënte publike është në të drejtën e vet dhe nuk e ka bërë, e ka bërë konfidencial. Ky takim ka ndodhur mes Lulzim Bashës dhe dy përfaqësuesve të tjerë dhe unë nuk di gjë, se nuk kam qenë në takim. Nuk ka informacione, ajo mbledhje ka qëndrua konfidenciale dhe po ta kishim këtë tagër çfarë do t’i jepnim anëtarësisë informacione që vetë Berisha kërkon t’i ankimojë?”, tha ajo. Ajo ka përjashtuar shkeljen statutore për marrjen e vendimit për pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar me argumentin se një nen i tillë në statut nuk ekziston. “Nuk ka një nen të tillë në statut, ndoshta mund t’i referohet trashëgimisë, por një nen statutor nuk ka, dhe në atë moment nuk u diskutua si masë ndëshkimore, prandaj u vlerësua Berisha. Ishte pezullim që PD të forcojë lidhjet me SHBA dhe Berisha të vijonte procesin e vet gjyqësor individual”, tha nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma.

Lexo edhe :  Spiropali i jep "bekimin" Kosovës: Si ne, sa më shpejt në Këshillin e Europës

 

Të fundit

Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, foli për momentin kur shkëmbyen batuta me kryeministrin Edi Rama në lidhje me...

Programi bërthamor/ Europa “gozhdon” Iranin: Afat deri në fund të verës për…

Ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, si dhe Përfaqësuesin i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, i kanë...

Hapësirat publike, lirohen 17 mijë m² në Tiranë, IMT: Ndërhyrje edhe brenda lagjeve

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve. Deri më...

Eskortat në burg, habit gazetari: Shpesh janë dhurata nga miqtë

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar skandalin e fundit, atë të...

Roberto Saviano dhe sfida ndaj mafies, një leksioni i gjatë 17 vjeçar

Nga Leonard Veizi Fjala e lirë, padyshim, kushton më shumë se plumbi. E megjithatë, ka njerëz që zgjedhin të mos heshtin. Nuk bëjnë zhurmë për...

Lajme të tjera

Web TV