Minstrja Ibrahimaj: Kemi potencial për të përballuar krizën energjetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh se vendi ka potencial për të përballuar krizën energjetike, nëse i përmbahet tregjeve ndërkombëtare. Gjithashtu u konfirmua se pavarësisht situatës së rëndë, pritet që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël.

 

 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së qeverisë adresoi akuzat e Partisë Demokratike në lidhje me raportin e FMN-së. PD u shpreh dje nëpërmjet Jorida Tabakut se “FMN ka certifikuar se qeveria po dështon në menaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmenaxhimit të taksave”. Ibrahimaj nënvizoi se treguesit e FMN, por dhe të Bankës së Shqipërisë, nuk e tregojnë këtë, ndërsa shtoi se ekonomia në vend është e qëndrueshme. “Në radhë të parë, unë do ju ftoja që ta lexonit me vëmendje deklaratën e FMN-së. Kemi pasur diskutime të të gjitha formave me përfaqësues të FMN-së dhe të Bankës së Shqipërisë. Ndajmë mendim të përbashkët se ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim dhe ka treguar stabilitet. Ka potencial për të përballuar krizën energjetike nëse i përmbahet tregjeve ndërkombëtare. Nuk ka pasur rritje të normave të interesit. Banka e Shqipërisë deklaroi se nuk pret që të rrisë normat e interesit gjatë vitit. Ka pasur disa rritje të çmimeve. Inflacioni në muajin shtator ishte 2,5%. Në analizën e kryer nga FMN dhe nga Banka e Shqipërisë nuk ka sinjal për varfërimin e xhepave të shqiptarëve”, u shpreh Ibrahimaj.

Tabaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar raportin e FMN-së për ekonominë e vendit. Sipas saj, FMN ka certifikuar se qeveria “po dështon në menaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmenaxhimit të taksave”, ndërkohë që investimet janë joeficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre, as në terma rritjeje ekonomike dhe as në rritje të punësimit. Sipas Tabakut, në veçanti, më e rëndë situata paraqitet “me shqiptarët që do të paguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do na shkojë edhe më shtrenjtë!”. Sipas nënkryetares së PD-së, raporti evidentoi edhe mungesën e transparencës me kontratat“, që po krijojmë një klimë armiqësore me biznesin”.

Të fundit

Sali Berisha thyen heshtjen zgjedhore, mban konferencë

Kreu i PD Sali Berisha ka thyer heshtjen zgjedhore dhe ka dal në një konferencë për media ditën e sotme, nga...

“Të refuzojmë qeverinë Rilindase”/ PD Shkodër shkel heshtjen zgjedhore

PD Shkodër ka shkelur heshtjen zgjedhore duke sulmuar politikisht kryesocialistin Edi Rama dhe kryebashkiakun Benet Beci, përmes një deklarate publike. "Sot është një ditë e...

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes, kandidati i PD bllokon me makinë derën e QV

Procesi i votimit në Karbunarë të Lushnjes është pezulluar përkohësisht, pasi kandidati i Partisë Demokratike ka bllokuar me automjet derën hyrëse të Qendrës së...

Gonzato nga Durrësi: Ecuria e zgjedhjeve, e rëndësishme për procesin e anëtarësimit në BE

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka folur për mediat nga Durrësit, ku edhe vëzhgoi ecurinë në një nga qendrat e votimit. Gonzato...

Flamur Noka kërcënoi qytetarët në Vorë/ PD të deklarojë humbjen, është një kapitullim!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka kërcënuar me tone shumë të ashpra disa qytetarë në një qendër votimi në Vorë. Megjithëse ky...

Lajme të tjera

Web TV