E vërtetë, apo iluzion optik? Sportisti i njohur JJ Weaver shuan dyshimet, zbulon se ka gjashtë gishta në dorën e djathtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht se e ka vuajtur në të kaluarën, lojtari i njohur i futbollit amerikan, JJ Weaver nuk ka hezituar të flasin publikisht për mrekullinw e tij gjenetike, pasi ai ka lindur me gjashtë gishtërinj në dorën e djathtë të tij.

21-vjeçari u përpoq të fshihte sekretin e tij për disa vjet, por fansat e vunë re atë të veshur me një dorezë me gjashtë gishta në fotografi, me shumë që pyesin nëse është një iluzion optik.

Sipas ESPN, Weaver ka polidaktili, një çrregulim, i cili mund të paraqitet në njërën ose të dyja duart.

Në dy vitet e tij të para në Kentucky Wildcats, Weaver nuk ishte i gatshëm të zbulonte sekretin e tij për shkak të ngacmimit nga shokët që pësoi në një moshë më të re.

“Unë gjithmonë isha duke fshehur gishtin tim por kurrë nuk i tregova askujt. Sepse, e dini, mua më kapnin gjithmonë, më ngacmonin, për shkak se isha ndryshe me gishtin tim shtesë. Dhe ata më quanin alien.” tha Weaver për ESPN.

Pasi foli për gjendjen e tij, Weaver u ftua në një shkollë për të folur me disa fëmijë që kishin lindur me gjashtë gishta gjithashtu dhe për t’u shpjeguar të tjerëve se është mirë të jesh ndryshe.

“Unë nuk jam i vetmi që e kam këtë histori, kështu që unë sapo hapem, më në fund tregoj historitë e mia dhe marr reagime pozitive”, shtoi Weaver.

Universiteti i siguroi Weaver-it një dorezë speciale në fillim të këtij viti dhe sulmuesi 21-vjeçar ka ndihmuar ekipin e tij të jetë i pamposhtur deri më tani këtë sezon.

Të fundit

Premtimi i bujshëm që Perez i ka bërë Modric, pas transferimit te Milan

Pas një dekade suksesi të jashtëzakonshëme me Real Madridin, mesfushori kroat Luka Modric u largua këtë verë si lojtar...

Breshëri plumbash mes dy automjeteve në Tetovë, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tetovë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se një person ka humbur jetën dhe...

Kurseu 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e Kosovës. Policia e Gjilanit po kërkon...

“Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool”

“Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch,...

Lajme të tjera

Web TV